Prokurorja serbe që do të hetojë vr*sjen e Liridonës
Ngjarjet më tragjike në Kosovë, ajo e vrasjes së Liridonës do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviq.
Çështja i ka shkuar prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të dalë në pension. Shorti është bërë përmes radhitjes, ku ky rast do t’i takojë prokurores serbe.
Prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierë. Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurispodencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si prokurore që nga viti 2012.
Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shpërndarë në burgje të ndryshme.