”Propozimi i Ramës është gjëja e duhur”, Buzhala: Kurti, politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr Kosovën

Gazetari Berat Buzhala e quan Albin Kurtin si politikanin më të rrezikshëm që drejton qeverinë e Kosovës, duke argumentuar se politikat e tij po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.

Sipas Buzhalës, propozimi i kreut të qeverisë Edi Rama për Asociacionin është gjëja e duhur që duhet bërë. Në një postim në Twitter thotë se është urgjente që të ketë një zgjidhje për situatën.

“Albin Kurti është politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë vendin tonë, edhe me 51% të votave të popullit. Propozimi i Edi Ramës për Asociacionin, të cilin e ka dërguar në Gjermani dhe Francë, është gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria. Politika e errët e Kurtit dhe Osmanit po e rrezikon thelbësisht pavarësinë e Kosovës. Prandaj, është urgjente të kapërcehet kjo situatë. Kjo çmenduri duhet ndalur. Me çdo kusht dhe me çdo çmim”, tha Berat Buzhala.

SHKARKO APP