Protesta e studentëve më 18 maj, kryeministri Mickovski: Tregohuni të durueshëm, do të propozojmë një zgjidhje
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se më 18 maj do të organizojnë një tjetër protestë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Kryeministri Hristijan Mickovski ka komentuar lidhur me këtë duke kërkuar durim prej tyre. Ai tha se së shpejti do të propozohet një zgjidhje për kërkesën e studentëve duke shtuar se ka forca politike që kërkojnë konflikt në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
”Është çështje për të cilën ne si qeveri punojmë. Jam i bindur që shumë shpejt do të dalim me propozim për zgjidhje. Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe sipas standardeve ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan të jemi shtet që është përparues, shtet që ka reforma, por duan që në shtet të ketë konflikt, trazira, protesta, etj, por të njëjtit kanë pasur mundësi më shumës e 20 vjet për ta zgjidhin këtë çështje”, tha Mickovski.
KOHA JONË SONDAZH

