FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PROTESTA/ Shkupi bëhet kuq e zi, studentët shqiptarë: Nuk heqim dorë, shqipja shkruhet dhe flitet

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur këtë pasdite protestën e dytë për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Kërkesat janë zgjeruar dhe studentët kërkojnë që gjuha shqipe të përdoret në çdo institucion shtetëror dhe në çdo komunikim institucional në Maqedoninë e Veriut. Studentët shprehen edhe se ata nuk heqim dorë, dhe se shqipja shkruhet dhe flitet. ”Kjo protestë erdhi si pasojë e moslejimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Pas protestës së parë, qeveria nuk reflektoi për kërkesat tona. Sot jemi mbledhur sërish për t’u treguar se nuk nënshtrohemi dhe nuk do të lejojmë të na shkelin të drejtat. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do t’i lëmë të na shkelin; shqipja flitet dhe shkruhet”,-u shprehën ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?