Qasja e re politike e Maqedonisë
Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është një nga pikat nevralgjike për integrimin e maqedonisë, dhe përkatësisht që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet në vitin 1991 deri më sot nuk ka patur vullnet politik për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, përkundrazi nga të dyja palet është përdorur si ”mjet” shantazhues përballë institucioneve ndërkombëtare…
Nga Marjana Doda
Pas 27 vitesh mëvehtësie, që kur u shkëput nga ish-Jugosllavia dhe shpalli shtetin e pavarur, e deri më 27 prill 2017, ditë kur gjakoset tempulli i fjalës së lirë, Maqedonia tregoi se kurrë nuk ishte një shtet demokratik. Brutaliteti, ndjenja e urrejtjes, inskenimi dhe montimi i proçeseve politike ndaj kundërshtarëve e religjioneve, ultranacionalizmi, nepotizmi, korrupsioni dhe gjithçka tjetër që krijuan një makinë të përçudnuar shtetërore, bëri që në tërë këto vite të ishte shumë larg vlerave demokratike që ajo meritonte.
Do të ishte ditëe errët përMaqedoninë , 27 prilli 2017-të, kur u gjakos lideri i LSDM –sëZoran Zaev duke zgjuar kështu në ndërgjegjen e tij dhe të bashkëkombësve të tij se vendi dhe populli i tij nuk përfaqësonin më individe që për hire të egos për pushtet errësoi Maqedoninë, por Dielli maqedonas duhej të ndriçonte ashtu siç meritonte me vlera demokratike dhe evropiane.
Si rezultat i dhunës së egër dhe përndjekjes sistematike shtetërore, zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016 në Maqedoni u mbajtën veç të tjerave dhe si pjesë e marrëveshjes me BE-në në mënyrë që t’i jepej fund protestave legjitime kundër qeverisë së Nikolla Gruevskit. Pas fitoresh në këto zgjedhje Zaev do t’iu drejtohej simpatizantëve të tij: “Nuk ka më frikë, qytetarët e Maqedonisë zgjodhën rrugën e lirisë, paqes, prosperitetit dhe demokracisë”.Në këto zgjedhje LSDM pati mbështetje të fuqishme nga elektorati shqiptarë në Maqedoni të cilët panë se përveçse përfaqësuesve të tyre politikë, e ardhmja e tyre dhe e Maqedonisë ishte në vizionin e Zoran Zaev dhe të programit të tij qeverisës, duke votuar për të.
Për vetë pozicionin gjeografik, për përbërjen multietnike ( ku shqiptarët për nga numri i popullsisë janë shtetformues), si dhe interesat tejet të veçanta politike rajonale e globale, e kanë shëndërruar Maqedoninë në kuptimin e mirëfilltë të legjendës së “Nyjes Gordiane” që dikur e zgjidhi me shpatë “Aleksandri i Madh”, ndërsa tashmë pritet ta zgjidhë me vlera demokratike dhe euroatlantike lideri Zaev. Një politikan i thjeshtë nga provinca që do ta fillonte karrierën si deputet i socialdemokratëve në vitin 2003 ku do zgjidhej kryetar i komunës së Strumicës në vitin 2005 dhe më pas do të drejtonte forcën politike LSDM si shpresë e re për qytetarët në Maqedoni. Një ekonomist 43 vjeçarë që në sajë të vizionit të tij politik dhe të koalicionit me faktorin shqiptarë do të fitonte zgjedhjet në dhjetorin e vitit të kaluar duke shpalosur prioritete ambicioze si në aspektin ekonomik, në reformat në gjyqësor, në kthimin e transparencës institucionale, në garantimin e sigurisë së shtetit dhe qytetarëve, në respektimin e marrëveshjes së Ohrit, etj.
Me formimin e qeverisë, Zoran Zaev fitoi menjëherë përkrahjen e strukturave euroatlantike për një integrim dhe anëtarësim sa më të shpejtë të saj. Kështu, përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn në një deklarate të përbashkët deklaruan se:” Ne e përshëndesim votimin për qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Presim të gjitha partitë parlamentare ti lënë ndarjet e tyre anash për momentin dhe nga fillimi të punojnë bashkarisht në dorëzimin e axhendës së përbashkët reformuese e cila do të jetë në dobi të vendit në tërësi në rrugën drejt integrimit evropian”.
Mund të konsiderohet historik vetë fjalimi i Zoran Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 22.09.2017 i cili deklaroi se:” Jam i bindur se kemi të njëjtin qëllim , paqen në botë…Paqja, angazhimi për një jetë dinjitoze dhe vendime të përbashkëta janë vlerat përmes të cilave” Republika e Maqedonisë” arriti që ta tejkalojë krizën e thellë politike e cila madje tronditi edhe rajonin tonë. Ne jemi një vend i vogël i mbushur me plot dallime. Kaluam përmes sprovave të ndryshme, sepse jemi të bashkuar rreth vlerave të përbashkëta.Prandaj Republika e Maqedonisë sot është e lirë, e sigurtë dhe stabile.“Republika e Maqedonisë” është mike me fqinjët e saj dhe fuqimisht e orientuar drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE”.
E pikërisht zhvillimi i raporteve miqësore me shtetet fqinje është jetike për Maqedoninëjo vetëm për përparimin e tyre ekonomik por edhe për aspiratat e tyre për integrim në strukturat euroatlantike.Qeveria e kaluar që drejtohej nga VMRO-ja opozitare, gjatë qeverisjes dhjetë vjeçare të Maqedonisë, ishte në konflikt permanent me Greqinë, madje në një periudhë edhe kishte ndërprerë raportet zyrtare.Politikë thuajse të ngjashme kishte edhe me Sofjen, ndërsa përveç me Serbinë, asnjë bashkëpunim, vizita apo mbledhje të përbashkëta qeveritare nuk kishte zhvilluar me Kosovën dhe Shqipërinë.
Në kuadrin e një politike rajonale të qëndrueshme Zoran Zaev po tregon vullnet për të provuar se do të jetë një lider që do t’i shërbejë stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ai shtoi se Maqedonia edhe një çerek shekulli pas pranimit në këtë organizatë ende ka vështirësi të hapura me emrin e Greqisë, porse shpreh besimin se të dyja vendet tashmë po implementojmë masa për ndërtimin e besimit.Pranoj se bëmë në kohë të ndryshme hapa të gabuar, megjithatë tani ka ardhur koha që t’i mbyllim këto çështje…se ekziston mundësia që Greqia ta kalojë problemin që ka me emrin tonë kushtetues dhe të tentojë që të kemi një qasje nga aspekti pozitiv, të mbajmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënie miqësore”.Në të vertëtë raportet e Maqedonisë me shtetet fqinje asnjëherë nuk kanë qenë sikurse në nivelin e tanishëm.Që nga formimi i saj në qershor, Qeveria e udhëhequr nga social-demokrati Zoran Zaev, ka arritur të vendosë kontakte dhe bashkëpunim me të gjitha shtetët.
Duke vlerësuar faktorin shqiptarë si tejet të rëndësishëm në rajon, kryeministri maqedonas mori një tur takimesh me homologët e tij të Tiranës e Prishtinës. Kështu në takimin më 16 tetor në Shkup në kuadrin e Samitit të 100-të të Evropës Juglindore, kryeministrat Zaev dhe Rama theksuan se do sigurojnë besimin e qytetarëve për një jetë më kualitative duke bashkëpunuar në sferat integruese ekonomike. Ndërsa në takimin e dy kryeministrave në Pogradec më 15 dhjetor të dy kryeministrat firmosën një deklaratë të përbashkët dhe memorandum për mirëkuptim të ndërsjelltë dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit që çojnë në terrorizëm, përpos zhvillimeve ekonomike ku prioritet mbetet Rruga e Arbërit, Korridori 8, si dhe është folur dhe për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe.Dhe pikërisht për gjuhën shqipe Zoran Zaev e ka mbajtur premtimin e tijë më të rëndësishëm për shqiptarët duke votuar kështu projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjithë vendin. Me miratimin e ketij ligji mbyllet dhe një pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit.
Duke ndjekur politiken e fqinjësisë së mirë, Zoran Zaevvizitoi dhe Prishtinën më 12 dhjetor ku në takimin me homologun Ramush Haradinaj është biseduar për projekte të përbashkëta, si autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë,etj. “Kemi nënshkruar 19 marrëveshje me Kosovën dhe janë në pritje 20. Ne jemi dy shtete që ndajmë aspiratën e njëjtë sepse e ardhmja jonë është në BE dhe NATO”- do deklaronte Zaev. Ndërsa homologu i tij, Haradinaj do cilësonte se ne jemi fqinjë dhe na lidh prespektiva euro-atlantike dhe se kemi marrë përsipër përmbushjen e obligimeve në interes të qytetarëve të të dyja vëndeve.
Pra,deri tani janë realizuar takime të nivelit të lartë me Greqinë, me të cilën edhe ka kontestin më të madh për çështjen e emrit, me Bullgarinë është nënshkruar tashmë marrëveshja e fqinjësisë së mirë, është realizuar edhe vizita e parë e kryeministrit Zoran Zaev në Kosovë, ndërsa me Shqipërinë dhe Serbinë janë mbajtur mbledhje të përbashkëta qeveritare.
Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është një nga pikat nevralgjike për integrimin e maqedonisë, dhe përkatësisht që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet në vitin 1991 deri më sot nuk ka patur vullnet politik për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, përkundrazi nga të dyja palet është përdorur si ”mjet” shantazhues përballë institucioneve ndërkombëtare.
Por sot ndihet një frymë tjetër por mbi të gjitha ka vullnet politik nga të dyja palët duke bërë qëzyrtarët e nivelit të lartë në Athinë dhe Shkup tëpresin me padurim t’i japin fund mosmarrëveshjes.Ky përmirësim i marrëdhënieve mes dy vendeve filloi pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev si kryeministër i Maqedonisë duke implemnetuar kështu politiken e fqinjësisë së mire.Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se bisedimet riaktivizohen në një periudhë kur klima politike mes Maqedonisë dhe Greqisë dukshëm është përmirësuar pas takimeve kokë më kokë të zyrtarëve të dy vendeve fqinje.Madje vete shefi i diplomacies greke Nikos Kotxias ka cituar se “Kjo qeveri është e guximshme dhe serioze dhe ka guxim në mënyrë konsekuente të shkojë drejtë zgjidhjes së problemeve.
Duket se muaji Janar do të jetë muaji i një vendimi historik ,pasi sëfundmi janë publikuar detaje të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, ku perflitet se emri i ri do të jetë “Republika e Maqedonisë së Re”.
Nga vështrimi në tërësi i zhvillimeve në Maqedoni, i qasjeve për një jetë sa më sociale dhe bashkëjetese të denjë të qytetarëve të saj, por dhe të interesave të një stabiliteti rajonal dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike, më në fund duket se kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tije po i jep dritë diellit të flamurit të Maqedonisë.