Qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Të shmangen udhëtimet në Serbi

Photo credit: Ansa

Nisur nga situata e tensionuar dhe me protesta në veriun e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit.

SHKARKO APP