Qyteti serb me 35 mijë banorë shpall ”non-grata” presidentin Aleksandër Vuçiç
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po shpallet i padëshiruar në vendin e tij. Qyteti Pirot ka shpallur presidentin serb një person të padëshiruar.
Ata i kërkojnë bashkisë që ta zbatojë këtë vendim dhe kryetarit Vladan Vasiç që të mbajë një qëndrim për dhunën qeveritare kundër studentëve dhe qytetarëve në protestën e 15 marsit në Beograd.
Një tjetër kërkesë e qytetarëve në Pirot është edhe publikimi i emrave të asaj bashkie që kanë mbështetur dhunën ndaj manifestuesve.
“Është vendosur që presidenti Aleksandër Vuçiç të shpallet “person non grata” në territorin e qytetit të Pirotit”, lexohet në lajmet e publikuara nga mediat duke iu referuar vendimit të ndërmarrë. Ky qytet ndodhet juglindje të Serbisë, pranë kufirit me Bullgarinë dhe ka një popullatë prej rreth 35 mijë banorësh.
KOHA JONË SONDAZH

