Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Radio Europa e Lirë: Shkupi dhe Tirana në prag të hapjes së negociatave me BE-në

Politikë E hënë, 18 Korrik 2022 16:31
Radio Europa e Lirë: Shkupi dhe Tirana në prag të hapjes së negociatave me BE-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Maqedonia e Veriut më 19 korrik do të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell, i cili konfirmoi datën e hapjes së negociatave të anëtarësimit, tha se ky është një moment historik. “Ky është një lajm i mirë. Nuk kemi shumë lajme të mira, por shpresoj se kjo do të forcojë angazhimin tonë në Ballkanin (Perëndimor)”, u tha gazetarëve Josep Borell më 18 korrik. Një delegacion i Qeverisë maqedonase i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, të hënën, ka udhëtuar për në Bruksel, për të marrë pjesë në këtë akt, pas 17 vjetësh pritjeje, pasi vendi zyrtarisht është kandidat për anëtarësim të plotë në BE që nga viti 2005.

Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, fillimisht ishte bllokuar nga Greqia, e cila kontestonte emrin e shtetit. Marrëveshja me Athinën për ndryshimin e emrit, Maqedoni në Maqedoni të Veriut, u arrit më 17 qershor 2018. Me këtë marrëveshje nuk u zhbllokua integrimi evropian i këtij vendi pasi Franca bllokoi procesin me kërkesën për ndryshimin e metodologjisë së anëtarësimit për të gjitha vendet që i përkasin zgjerimit të BE-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bullgaria fqinje ishte pengesa e radhës, e cila në nëntor 2020 vendosi veton ndaj Shkupit, duke kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura, që kanë të bëjnë kryesisht me gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase. Mbajtja e konferencës së parë pason miratimin e dokumentit të njohur si “Propozimi francez”, që çoi në heqjen e vetos bullgare, por Sofja mban të drejtën e bllokimit të procesit në fazat e mëtejme, nëse pala maqedonase nuk i përmbahet propozimit apo një protokolli që dy vendet e nënshkruan të dielën në Sofje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hapja e bisedimeve të martën në Bruksel është “simbolike”, pasi bisedimet reale apo ato për kapitujt e BE-së do të nisin vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën e saj për përfshirjen në të të bullgarëve, si të barabartë me popujt e tjerë. Këtë e tha edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas nënshkrimit të protokollit me ministren e Jashtme bullgare në detyrë, Teodora Gençovska.

Mund t'ju interesojë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjet...

Para 19 minutash
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

9 Nëntor 2026, 17:01

“Konferenca e dytë është e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese. Lidhur me këtë ka pasur spekulime të ndryshme, të pavërteta për të futur huti në opinion. Kjo është ajo që kanë bërë edhe vende tjera, p.sh. si Kroacia, e cila në Kushtetutën e saj ka përfshirë të gjitha entitetet që jetojnë në këtë shtet”, ka deklaruar Osmani.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, ka thënë se tani pas heqjes së vetos, varet nga Maqedonia e Veriut se me çfarë shpejtësie do të ecë në rrugën drejt BE-së. “Ju e dini se Bullgaria është shtet që fuqishëm mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë… Por, tani varet nga Maqedonia e Veriut nëse do të ecë shpejt apo ngadalë, nëse do t’i miratojë për dy muaj apo dy e tre vjet ndryshimet kushtetuese”, ka deklaruar Gençovska.

Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin për kapërcimin e dallimev

Protokolli para sheh zgjidhjen e kontesteve historike për çka janë angazhuar komisione nga të dyja vendet, por pa afate se kur duhet ta kryejnë punën. Ekspertët duhet të gjejnë zgjidhje për përmbajtjen e teksteve shkollore dhe të kaluarën historike pasi shumë ngjarje nga e kaluara dhe shumë figura historike shënohen në të dyja vendet.

Protokolli është një dokument prej 20 faqesh që parasheh edhe shumë fusha të tjera të bashkëpunimit, përfshirë edhe bashkëpunimin për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Shkupi detyrohet t’i heqë të gjitha mbishkrimet dhe të luftojë me ngulm gjithçka që është anti-bullgare. Opozita maqedonase, ndërkohë, mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut të martën nuk fillon bisedimet e anëtarësimit.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë të hënën se “bisedimet reale do të nisin kur të ndryshohet Kushtetuta”, por kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë pasi 44 deputetët e partisë së tij nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. “Ai protokoll praktikisht i hapi dyert e negociatave për Shqipërinë, i mbylli edhe më shumë për Maqedoninë, sepse siç thotë edhe vetë Gençovska (ministrja e Jashtme e Bullgarisë), konferenca e vërtetë ndërqeveritare do të bëhet menjëherë pas ndryshimeve në Kushtetutë dhe kjo nuk do të ndodhë. Këtë e garanton VMRO DPMNE-ja, sepse Qeveria nuk i ka dy të tretat në Parlament”, ka deklaruar Mickoski.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit edhe të një referendumi kundër propozimit francez dhe protokollit me Bullgarinë. Qeveria maqedonase beson se “bllokadat e VMRO DPMNE-së nuk do të kalojnë”, e që, sipas saj, u dëshmua me mbështetjen gjithnjë e më të ulët pati opozita nga qytetarët në protesta. Sipas partive në pushtet, Maqedonia e Veriut “nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në BE”, ndërsa është e bindur se marrëveshja e arritur me Bullgarinë nuk cenon çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Në të njëjtën kohë me Maqedoninë e Veriut, edhe Shqipëria, pritet të nisë negociatat për anëtarësim në BE. Shqipëria ishte futur në një bllok me Maqedoninë e Veriut sa i përket nisjes së negociatave, dhe vetoja bullgare e vendosur ndaj Shkupit, bllokoi edhe rrugën e Tiranës drejt bllokut evropian. Më 16 korrik, në ditën kur Shkupi miratoi propozimin francez, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se shteti i tij kishte mbetur peng për shkak të mosmarrëveshjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, deklaroi Rama. Shqipëria mori statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE më 2014.

Etiketat e lidhura

EUNegociataShkupitirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 7 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 7 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 8 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 19 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.