Rama nga Sllovenia i drejtohet BE-së: Turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk lëvizin lirisht pa viza

I pranishëm në Forumin Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni, kryeministri Edi Rama në prononcimit për mediat, u ndalur edhe tek vizat, duke theksuar se çlirimtarët e Kosovës (vendet e BE-së) po e mbajnë peng duke mos i dhënë vizat.

A mendoni se pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të ulur armët për shkak të tensioneve të fund korrikut tashmë procesi i anëtarësimit dhe me sinjalet e sotme të kancelarit gjerman Scholz, do të mund të përshpejtohet?

Mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar dhe tani clirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën mes Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, ka shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.

A ka një përputhje në rritje midis autoritetit në Shqipëri dhe në Kosovë sa i takon marrëdhënies me Beogradin?

Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Janë shqiptarët në Shqipëri dhe shqiptaret në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje.

Natyrisht kemi disa dallime që është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si arrihet aty.

Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Faleminderit!

SHKARKO APP