Rikthehet gjuha e luftës, por në Kosovë do mbahet stërvitja ushtarake ”Defender Europe 23”

Në mesin e thirrjeve që thërrasin një luftë në Ballkanin Perëndimor, Kosova është vendi pritës i stërvitjes së aleancës ushtarake të NATO-s në rajonin e Ballkanit, ”Defender Europe 23”. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, teksa ka bërë me dije lajmin, ka thënë se ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente. Për të stërvitja ushtarake do të dëshmojë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë së Kosovës.

Ditët e fundit është rikthyer gjuha e luftës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar këto ditë për media të huaja se Serbia po kërcënon me rrënimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur rrezikun e instrumentalizimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë nga forca të jashtme, në radhë të parë nga Rusia, kjo për qëllime të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?