Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rrëmbim gulenistësh në Kosovë dhe zemërimi i shqiptarëve”

Aktualitet E diel, 1 Gusht 2021 07:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Stavros Tzimas, KathimeriniReagime të fuqishme zemërimi shkaktoi te popullsitë shqiptare të Ballkanit operacioni i rrëmbimit prej shërbimeve sekrete të Ankarasë të gjashtë arsimtarëve turq në Kosovë, të cilët punonin në shkolla të varura prej imamit Gjulen, si edhe kërcënimi direkt i Taip Erdogan kundër kryeministrit Ramush Haradinaj se “do ta paguajë shtrenjtë” faktin se shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e policisë sekrete si përgjegjës për rrëmbimin. Personalitete të politikës, njerëz të artit dhe të kulturës, mediat dhe Shtypi në Kosovë, Shqipëri, FYROM, Bosnjë – vende me popullsi masive shqiptare – shprehën në tone të larta dëshpërimin e tyre për arrogancën e udhëheqësit turk, duke refuzuar të konsiderojnë veten e tyre dhe në përgjithësi kombin e tyre si “vasalë të imazheve neootomane” të sulltanit Erdogan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aq më tepër që akti diskriminues i Ankarasë preku “simbolin e shenjtë të shqiptarëve”, Kosovën. Kryeministri Alternativ i Kosovës dhe ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, duke iu drejtuar Presidentit turk, vuri në dukje se “duhet ta kuptojë qartë se nuk jemi vasalë të askujt.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 7 orësh

Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk ka të drejtën që ta kërcënojë” dhe shtoi me nënkuptim: “Kosova është shtet perëndimor dhe kush e vë në dyshim këtë realitet të padiskutueshëm, do të marrë përgjigjen e duhur”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritikë të ashpër ushtroi edhe gazeta që mbështet kryeministrin Rama, TEMA e Mero Bazes, duke vënë në dukje mes të tjerash: “…

Fakti se presidenti i Turqisë ndjen se është sulltan në Kosovë dhe kujton se mund të emërojë dhe shkarkojë kryeministra, duhet të na bëjë që të mendojmë seriozisht.

Këto deklarata përbëjnë një shkak më tepër që të mendojmë se një vend i rrezikshëm dhe pa standarte demokratike, siç është Turqia, mund të vërë në rrezik perspektivën e integrimit europian të shqiptarëve, në rast se influenca e saj mbi rendin politik shqiptar është e madhe”.

Në të njejtat tone iu përgjigj sfidave turke edhe gazeta tjetër shqiptare (gjithashtu) filoqeveritare DITA, e cila akuzon Erdoganin për plane të fshehta radikalizimi islamik të popullsive shqiptare dhe për sjellje prej “sulltani të vogël”, duke theksuar se po thur aleancë me Rusinë, ndërsa njëkohësisht, shkel të drejtat e njeriut në Turqi, duke mbushur burgjet me kundërshtarë të tij politikë.

E vërteta është se Erdogan preku sedrën dhe krenarinë e shqiptarëve dhe, sipas analistëve, përdhosi në masë të madhe prestigjin e tij në Ballkan.

Nuk është e sigurt se lideri turk, i zhytur në botën e tij megalomane, arrin të kuptojë se Kosova mund të funksionojë si shtet mysliman i pavarur, brenda “kufijve të zemrës së tij”, pa i bërë temena atij (si president turk) dhe politikës së tij.

Por nga ana tjetër, është përgjegjës për sfidat kundrejt nacionalizmit shqiptar, të cilin orvatet që ta verë nën patronazh në Ballkan nëpërmjet Islamit, në kuadrin më të përgjithshëm të lojës së influencave që po luhet në Ballkan.

Me sa duket, aleanca e Turqisë me Rusinë nuk shihet me sy të mirë prej shqiptarëve. Më 2013, gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke folur në Prizren, presidenti turk kishte deklaruar se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, duke shkaktuar furtunë reagimesh prej popullsive shqiptare në Ballkan.

Ndërkaq, shkrimtari i famshëm shqiptar,Ismail Kadare, deklaroi se kanë vlerë edhe sot të gjitha ato qe kishte shkruar në veprën e tij “Ndeshja”, ku akuzon pushtimin otoman si shkaktarin kryesor të gjendjes në të cilën ndodhet sot kombi shqiptar.

Nuk është e rastit që shkrimtari Ismail Kadare, për shkak të frymës anti-otomane të veprave të tij, konsiderohet pothuajse “persona non grata” në Turqi. “Çfarë kam shkruar është tepër aktuale.

Me sa duket, megalomania osmane nuk ndryshon”, kishte theksuar në mënyrë karakteristike në intervistën e tij. Por karakterizime akoma më të rënda kishte shprehur atëhere edhe peshkopi i katolikëve të Kosovës, Dode Gjerg… “

Dolën në sipërfaqe nostalgjia dhe shpresat e disa neootomanëve dhe dëshira e presidentit turk që të jetë prijësi i shqiptarëve.

Fjala e Erdoganit kishte përmbajtje problematike dhe ishte në kundërshtim me të vërtetën historike…”, kishte theksuar peshkopi.

Vizita e atëhershme e Erdoganit ishte bërë objekt kritike të ashpër edhe prej shtypit shqiptar dhe shumë politikanëve dhe intelektualëve, kur në mënyrë publike pretendoi prej kryeministrit Edi Rama që të mbyllë shkollat e “gulenistëve”.

Nën presionin e opinionit publik të tyre, autoritetet shqiptare të Tiranës nuk mbyllën shkollat, ashtu si edhe në Shkup, në Kosovë dhe në Boshnjë – thjesht, ndërruan tabelat dhe i lejuan Erdoganit që të hapë të tjera, me financimin e Ankarasë.

Ndërkaq, Erdogani në asnjë rast nuk ndaloi që të ushtrojë presione të gjithanshme ndaj qeverive të mësipërme për këtë çështje.

Tashmë, duke parë se kërcënimet nuk sjellin rezultate, presidenti turk po përdor metoda “më të avancuara”, siç janë inkur

Tashmë, duke parë se kërcënimet nuk sjellin rezultate, presidenti turk po përdor metoda “më të avancuara”, siç janë inkursionet dhe rrëmbimet diversioniste.Nga ana tjetër, ushtron presion ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar dëbimin e kreut të komunitetit mysliman në Shqipëri, me qëllim që të inagurojë vetë ai (Erdogani) xhaminë më të madhe në Europë, e cila u ndërtua në Tiranë me financimin e Ankarasë.

Arsyeja që do “kokën” e myftiut në Shqipëri është se (turqit) e kanë përfshirë te ithtarët e Gulenit dhe, rrjedhimisht, në kategorinë e armiqve dhe të “terroristëve”. (TemA)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.