FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rreth 150 refugjatë grevë urie në Serbi

Të paktën 150 emigrantë, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, të cilët ndodhen në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kanë nisur një grevë urie me qëllim plotësimin e të vetmes kerkesë; kalimin në vendet e Bashkimit Europian. Grupi, i cili fillimisht numëronte rreth 300 persona, udhëtoi nga Beogradi për tu vendosur në një fushë në afërsi të kufirit me Hungarinë, e cila ka vendosur një barrier me tela me gjemba për të frenuar fluksin e klandesitinëve. Muajin e kaluar Hungaria përforcoi ligjet ndaj emigrantëve, përfshirë arrestimin e tyre nëse kapen tetë kilometër afër kufirit. Të veshur me kapele të kuqe bejsbolli, grevistët shprehen se kanë udhëtuar me tren dhe në këmbë, disa prej tyre thanë se janë deportuar nga hungaria në Serbi. Ata paralajmërojnë se do të refuzojnë ushqimin derisa Hungaria të hap kufirin.

“Ne jemi në grevë urie, nuk hamë asgjë. Siç mund ta shikoni ushqimi është atje, askush nuk dëshiron të hajë apo edhe të pijë dhe kjo gjendje vazhdon prej ditësh”, thotë Abdul Malek, 40 vjec nga Afganistani.

“Kriza e refugjatëve sic edhe ju e dini nuk është një çështje e cila duhet të trajtohet nga një komb, ajo është cështje globale dhe ne duam vëmendje, thotë Ruhu Amin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleksandar Vulin, ministri i Serbisë për Çështjet Sociale, tha se autoritetet do të përpiqen të parandalojnë ndonëj trazirë të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne iu kemi siguruar strehim dhe të gjitha nevojat e tyre, por ne nuk do të tolerojmë asgjë që rrezikon prishjen e rendit publik, tha Vulin gjatë vizitës në në kamp emigrantësh në zonë. Vulin shtoi se emigrantët e deportuar nga Hungaria në Serbi tani duhet të aplikojnë për azil ose ndryshe do të përballen me dëbimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?