Rriten rastet e reja të infektuara me covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 74 raste të tjera të koronavirusit dhe dy viktima në 24 orët e fundit.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID në vend ka arritur në 156.299, ndërsa numri i viktimave në 5.493.

Institucionet shëndetësore po ashtu kanë regjistruar 17 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në gjithsej 150.350 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 456.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 971.395 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.582 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?