FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë

Serbia dhe Kroacia kanë tensionuar marrëdhëniet, pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd. Përdhosja e flamurit kroat nga lideri i radikalve serb ka tensionuar marrwdhëniet mes dy shteteve.

Serbia kësaj radhe, sipas tabloidit Alo, është duke shqyrtuar ndalimin e hyrjes në vend për kryeministrin Andrej Plenkoviç, ministrin e Mbrojtjes, Tomo Medved dhe deputetin kroat, Miro Bul.

Gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd, kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, përdhosi flamurin e shtetit fqinj dhe shau zyrtarët nga Kroacia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo bëri që delegacioni kroat të ndërpresë urgjentisht vizitën dhe të kthehej në Zagreb, duke e quajtur veprimin e palës serbe si provokues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në Serbi si masë reciproke

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?