Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rusia me qendër spiunazhi në Serbi?

Aktualitet E diel, 2 Maj 2021 18:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një qendër në Serbi po i nxeh gjakrat. Moska thotë se është një qendër për ndihmë emergjente në rast katastrofash. Specialistët e NATOS dyshojnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në zonën e komandos gjenden saçe përgjimi, depoja është e mbushur me pajisje shpëtimi. Një shtëpi betoni shërben si vend stërvitjeje. Për çfarë është fjala? Një qendër emergjente, sikurse pohon Moska – apo një stacion spiunazhi rus në zemër të Ballkanit?, shkruan «20 Minuten». Disa specialistë organizatash joqeveritare perëndimore dhe specialistë ushtarakë besojnë se rusët kanë ngritur një bazë ushtarake të fshehtë, e cila i shërben ndriçimit të iteresave ushtarake amerikane në rajon.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 9 minutash
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 10 minutash
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 14 minutash

Përderisa Serbia i qëndron afër Rusisë, fqinjët e tjerë janë skeptikë. Sidomos Bullgaria, Rumania dhe Hungaria, të cilat kanë vuajtur aq shumë pas Luftës së Dytë Botërore nën regjimet komuniste. Nëse del që është një operacion ushtarak, atëherë ky do të ishte i pari i këtij lloji nga Rusia jashtë zonës së Bashkimit Sovjetik që nga prishja e Paktit të Varshavës në fillim të viteve `90-të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qendra ndodhet në afërsi të një vendfluturimi në Nish. Sipas vlerësimeve të analistëve perëndimorë, fjala është për një bazë të përbashkët të qeverive të Rusisë dhe Serbisë. Ajo shërben si një përgjigje ndaj ekspansionit të Natos në rajon. Vendet përreth Serbisë, ose janë anëtare të saj, ose dëshirojnë të aderojnë aty. Partneri rus në këtë qendër është Ministria Ruse e Emergjencave, një autoritet i madh gjysmëushtarak, detyrë e së cilës është ndihma në raste katastrofash. Mirëpo, thuhet në raport, ajo zbaton edhe detyra të shërbimeve të sigurimit. Kjo ministri prej kohësh ka pasur një rol në Serbi, si për pastrimin e minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese të mbetura pas bombardimit të Serbisë nga Natoja më 1999.

Me rastin e hapjes së Qendrës më 2012, ish ministri rus i energjisë, tani ministër i mbrojtjes i refuzoi si shpifje spekulimet se Rusia po ngrit një bazë ushtarake në Serbi. Nga ana e Natos kanë refuzuar të komentojnë qendrat e tilla. Ata thjesht nuk janë të merakosur për këtë, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë. UE-ja është e qartë: Serbia duhet t’u qaset programeve të emergjencës së UE-së dhe t’u kthejë shpinën atyre ruse, nëse dëshiron të aderojë në Nato.

Në vizitën e fundit në qendrën humanitare ruso-serbe nuk gjinden gjurmë të tjera përveç atyre që shërbejnë për luftimin e zjarreve, përmbytjeve dhe katastrofave të tjera natyrore. Imazhet që iu janë treguar reporterëve të AP-së në monitoret e hapësirës komanduese vijnë nga kamerat vrojtuese brenda qendrës. Në këtë ngrehinë kishte pasur vetura të ndihmës së shpejtë, një Jeep, çadra të paketuara, gomone dhe pajisje për luftimin e zjarreve.

Sipas bashkëdrejtorit rus të qendrës, ajo nuk është në asnjë mënyrë asisoji e pajisur për ta spionuar Rumaninë, ku rishtazi janë stacionuar raketa amerikane, apo Kosovën, ku ka trupa paqësore të Natos dhe një bazë amerikane. Ai thotë se është e pamundur që një qendër e tillë të shndërrohet në një qendër spiunazhi: ajo është e vogël, ka një shtab prej tre serbëve dhe pesë rusëve e asgjë më tepër.

Rusi është ankuar se vende si Kroacia, por edhe Maqedonia dhe Bosnja nuk janë të prirur që në rast katastrofash të mëdha natyrore të pranojnë ndihmën ruse. Si puna e krizës së refugjatëve prej rreth një milion njerëz që lëvizën në itinerarin e Ballkanit.

Edhe Serbia synon aderimin në UE, por pa u prishur me Moskën. Kështu ajo nuk iu është bashkangjitur sanksioneve amerikane dhe të UE-së ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Raporti kujton që shumë njerëz në Serbi kanë një  qasje negative ndaj Perëndimit për shkak të bombardimit të Serbisë më 1999. Banorët e Nishit kishin qenë të dyzuar kur ishin pyetur për ngritjen e qendrës me rusët. Sido që të jetë, citohen zëra që mendojnë se opinionit nuk po i thuhet e vërteta e plotë dhe se po ndodh diçka që opinioni nuk e di.

Dialog Plus

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 9 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 10 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 14 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 15 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.