Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sa i sigurt është Kampionati Botëror në Rusi? Ndalohet shitja e alkoolit në supermarkete

Rajoni E shtunë, 14 Gusht 2021 03:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një moment trishtues në Moskë. Një shofer taksie futet me makinën e e tij të verdhë të shtunën (16.06), në afërsi të Sheshit të Kuq, në masën e njerëzve të mbledhur. Ai ka lënduar shtatë persona, ndër ta edhe tifozë të Meksikës. Shoferi ishte nga Kirgistani, një vend aziatik i banuar me shumicë myslimane. Shumëkush në Rusi kishte frikë se fjala ishte për një sulm terrorist.

Por vetëm pak më vonë erdhi shpjegimi nga kryetari i bashkisë në Moskë, Sergej Sobyanin. Shoferi i taksisë e ka humbur kontrollin ndaj makinës! Pra, fjala nuk ishte për një sulm terrorist. “Më vjen keq”, tha shoferi. Ai kishte dashur që pas një dite të lodhshme të shkonte në shtëpi, “për të fjetur”. Duket se ka qenë i stërlodhur. Të hënën (18.06) ai duhej të dëgjohej nga gjykatësi, thonë agjensitë ruse të lajmeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Paralajmërimet nga sulmet
Por kjo ngjarje ka hapur debatin për sigurinë në vend. Ngjarja ka shkaktuar frikë tek organizatorët, politikanët dhe banorët e Rusisë dhe Moskës. Një javë më parë autoritetet amerikane kanë publikuar një paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Rusi. Rreziku më i madh është tek monumentet e rëndësishme, në trafik apo dhe vendet tjera ku mblidhen shumë njerëz.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fillim të prillit të këtij viti në metronë e Shën Peterburgut ndodhi një sulm, ku një atentator vetëvrasës vrau 14 vetë. Rreth 9.000 luftëtarë me nënshtetësi ruse janë duke luftuar në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik apo në Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre janë me origjinë nga Kaukazi Verior. Autoritetet ruse janë të vetëdijshme se në mesin e tyre mund të ketë edhe terroristë potencialë, të cilët duan të kryejnë sulme gjatë Kampionatit Botëror.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Tifozët nuk kanë frikë
Megjithë këto rreziqe, dhjetra mijëra tifozë fubolli vazhdojë të lëvizin në brendësi të Moskës dhe qyteteve të tjera, duke festuar fitoret e ekipeve të veta – sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në veçanti të zhurmshëm janë tifozët e Argjentinës, ndonëse ndeshja e parë e kombëtares së tyre përfundoi me rezultat dëshpërues (1:1) kundër Islandës.

Policia me uniforma mund të shihet gjithandej në qendër. Por ka dhe shumë forca të sigurisë me veshje civile. Gjithandej në mure janë vënë edhe kamera sigurie, me sistemet për njohjen e fytyrave. Në afërsi të stadiumeve Lushniki und Spartak janë krijuar zona të posaçme të sigurisë. Banorët duhet të kenë leje të posaçme për lëvizje rreth shtëpive të tyre. Supermarketet dhe dyqanet e tjera nuk lejohen të shesin alkool gjatë apo pas ndeshjeve.
40504511_403
Policia nuk ka kurfarë tolerance ndaj tifozëve që krijojnë incidente. Ajo ëshë konsultuar me kohë edhe me autoritetet e vendeve të tjera që marrin pjesë në kampionat dhe ka kërkuar që tifozëve të dhunshëm të mos u jepen viza. Shtetasit e huaj gjithmonë duhet ta kenë me vete pasaportën. Ai që e ka harruar në hotel, mund të ketë probleme. Ndërsa në stadium mund të futesh vetëm me Fan-ID dhe biletë.

Patrullat e rrepta
Rreth stadiumeve dhe në stadiume po patrullojnë dhe kontrollojnë forca të mëdha të policisë, ushtrisë, njësive speciale dhe gardës kombëtare (të ashtuquajturit Kozakët). Çantat kontrollohen gjithandej, ndërsa njerëzit filmohen me kamera sigurie. Ka të dhëna të ndryshme për forcat e angazhuara në Moskë, por ekspertët flasin për shumë më shumë se 100.000 forca të rendit dhe mbi 20.000 ndihmës vullnetarë.

Ekspertët janë duke kontrolluar në sfond edhe rrjetet sociale. Telefonat e rasteve emergjente janë në funksion tërë kohën. Në Rusi kanë shkuar edhe ekspertë të sigurisë nga Gjermania, por ata nuk duan që t’u përmendet emri. Ata janë duke bashkëpunuar me autoritetet ruse. Rusia po bën të pamundurën që Kampionati Botëror të kalojë pa probleme, thonë ekspertët./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.