FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekretari i presidentit Vuçiç: Bllokimi i dialogut është në favor të Prishtinës

Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakovic ka thënë se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu Beograd-Prishtinë.

Selakovic ka thënë për Televizionin Publik serb se refuzimi i Prishtinës për të mos e vazhduar dialogun nuk është asgjë e re.

“Ajo që është e re këtu, është fakti se paraqitja e rreme apo cinike nga ana e Prishtinës kësaj here është shoqëruar me dhunë ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Selakovic, transmeton lajmi.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, është e rëndësishme që ambasada amerikane e ka karakterizuar sulmin ndaj serbëve si një akt të dhunshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i presidentit serb mendon se përpjekja nga ana e Prishtinës për të ‘tregtuar’ me Asociacionin ka qenë prej kohësh.

“Është e rëndësishme të vazhdojë dialogu i cili siç duket nëse bllokohet shkon në favor të Prishtinës. Unë shpresoj që sot ose nesër të caktohet një datë e re për dialogun në Bruksel”- tha ai.

Selakovic ka theksuar se pala kosovare do të bëj gjithçka për të ushtruar presion ndaj presidentit serb.

“Unë kam besim tek ai dhe qytetarët e Serbisë duhet të kenë, pavarësisht presioneve, ai din se si duhet marrë vendime në interes të shtetit dhe të kombit. Serbët në Kosovë nuk kanë aleat më të mirë se Vuçiç që i kupton problemet dhe lufton për zgjidhjen e tyre”- tha Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?