Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbët e burgosën, sot kjo shqiptare po i sfidon të gjithë në Zvicër

Rajoni E diel, 11 Korrik 2021 05:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Have Shala Gërguri është emër i njohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës, si punëtore sociale dhe si aktiviste. Por ajo ka një sfond prej aktivisteje edhe para se të vinte në Zvicër. E burgosur e ndërgjegjes që në moshën shkollore, ajo do të lirohej nga burgjet serbe vetëm në vitin 1989, pas pesë vitesh të rënda vuajtjesh e keqtrajtimesh. Por, “dalja nga burgu nuk do të thoshte liri për një ish të burgosur politik. Ajo ishte vetëm fillimi i përcjelljeve dhe i ndjekjeve të reja”, thotë Hava. Pak muaj pas lirimit, një grup të rinjsh, kryesisht ish të burgosur, iniciojnë aksionin e pajtimit të gjaqeve dhe Have Shala do të ishte në bërthamën e parë të kësaj nisme fisnike.

“Në vitin e katërt të gjimnazit bashkë me disa shoqe dhe shokë të shkollës kemi formuar Grupin “Ideali” në përkrahje të kërkesës për avancimin e statusit të atëhershëm të Kosovës në Republikë. Pas shpërndarjes së disa pamfleteve dhe kryerjes së disa aktiviteteve të tjera propagandistike, jemi zbuluar nga shërbimi sekret policor, jemi burgosur, jemi torturuar në procesin e hetimeve dhe jemi dënuar me dënime të gjata burgu. Kam qëndruar në burg nga fundi i vitit 1984 deri në fund të vitit 1989. Dënimin e kam mbajtur kryesisht në burgun hetues të Mitrovicës, ku praktikisht nuk kanë pushuar provokimet dhe torturat”, rrëfen Shala.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sfidat pas burgut dhe Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve

Pas daljes nga burgu ajo ka marrë pjesë në protestat e kohës. Në vlugun e demonstratave ka lindur edhe ideja e fillimit të Aksionit të Pajtimit të Gjaqeve – aksion në të cilën Have Shala ishte aktive gjatë tërë vitit të pajtimeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 1991 ajo, si një e përndjekur politike, vjen në Zvicër. “Dalja nga burgu nuk do të thoshte liri për një ish të burgosur politik. Dalja nga burgu ishte vetëm fillimi i përcjelljeve dhe i ndjekjeve të reja. E koha e daljes sime nga burgu ishte koha e suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe, prandaj, edhe koha e protestave dhe e demonstratave të shumta në të cilat natyrisht se nuk mund të mungoja… Nuk mungonin as provokimet e tentativat për arrestim…”, rrëfen ajo.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Por, ardhja në Zvicër, ishte një sfidë tjetër për Havën, sigurisht pa dhembjet me të cilat ajo ishte mësuar në Kosovë. Kjo sfidë ishte integrimi në shoqërinë e vendit të ri. “Sfidë ishte edhe mësimi i gjermanishtes, por një sfidë pa përballimin e së cilës nuk mund t’i hyje sfidës së quajtur “integrim”. Zaten për mua integrimi është vetë punësimi, komunikimi me rrethin, me autoritetet, përcjellja e rrjedhave shoqërore dhe politike në vend. Për mua integrimi është një proces që vazhdon”, nënvizon bashkëbiseduesja jonë.

Puna me nxënësit shqiptarë

Në atë kohë (viti 1991) për ndonjë nivel të shkollimit dhe të integrimit të bashkatdhetarëve tanë këtu, nuk mund të flitej. Me shtimin e valës së refugjatëve u shtuan edhe nevojat e përkrahjes nga veprimtarët e dikurshëm. Ata, në procesin e integrimit të tyre integronin edhe të tjerët. Këtë fat e pata edhe unë. Nevojë imediate ishte kyçja në procesin mësimor të mësimit plotësues. Tek fëmijët shqiptarë shihja mundësinë e përcjelljes së disa prej njohurive themelore të gjuhës dhe të kulturës së Atdheut. Përmes punës me fëmijë kam arritur të njihja edhe vështirësitë dhe preokupimet e familjes shqiptare. Në dy prej shkollave të qytetit të Cyrihut mësimi plotësues në gjuhën shqipe ishte integruar në procesin e rregullt mësimor, gjë që më ofroi mundësi për bashkëpunim me pedagoge të shkollave të rregullta dhe në arritjen e kualifikimeve pedagogjike-didaktike. Sot punoj kryesisht si këshilltare pranë Zyrës për Integrim në Winterthur dhe përcjellëse social-pedagogjike familjare”.

Ngecje në integrim, ashtu sikurse në fushat tjera

Por, si e sheh Have Shala Gërguri shkallën e integrimit të shqiptarëve në Zvicër aktualisht? “Natyrisht se shkalla e integrimit të popullsisë shqiptare është në përputhje me nivelin e shkollimit tonë si popull dhe, për shkaqe që dihen, në këtë aspekt ngecim. Është e kuptueshme se krahasuar me të kaluarën ka përparime, por ato janë ende larg nga të dëshiruarat”, thekson ajo. Dhe, ku qëndron gruaja shqiptare e Zvicrës në këtë kontekst? Cila është shkalla e emancipimit të saj? Have Shala, duke u marrë për shumë vjet me familjen shqiptare, ka kompetencën e duhur që të flasë për këtë. Ajo për më tepër, nuk ngurron t`i emërtojë dukuritë me emrin e tyre të vërtetë, pavarësisht kundërshtimeve të rrethit. “Është i njohur fenomeni i konservimit të familjeve të mërguara. Gruaja shqiptare ka jetuar në një shoqëri relativisht konservative, që ka vazhduar të mbizotërojë edhe në mërgim. Për sa kohë që janë intensive dhe të pa diferencuara marrëdhëniet ekonomike mes familjes bërthamë dhe familjes së mërguar, gjë që, për shkak të gjendjes ekonomike në vendet e prejardhjes, do të vazhdojnë të mbesin edhe një kohë të tilla, unë shoh vazhdimin e sundimit të konservativizmit me të gjithë mekanizmat e tij frenues në emancipimin e gruas shqiptare. Kjo nuk nënkupton pakësimin apo shkëputjen e këtyre marrëdhënieve, por qartësimin e tyre.

Gruaja e emancipuar, emancipon gjithë familjen

Gruaja e emancipuar në mërgim është një shtysë për emancipimin e familjes edhe në vendet e prejardhjes. Pikërisht këtu në diferencimin që ka filluar të ndodhë në interesat ekonomike mes familjeve këtu dhe atyre atje, të cilën gjë e kanë sjellë ndryshimet e mëdha shoqërore çlirimi i vendit, mundësitë sado të pakta të punësimit atje, por edhe inkuadrimi i të rejave dhe të rinjve të gjeneratës së dytë këtu, të cilët kanë një qëndrim tjetër ndaj parasë dhe lidhje të tjera emocionale me familjarët e prindërve të tyre shoh fillimin e ndryshimeve që po ndodhin”, thotë ajo.

Ndërsa problemi më akut i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, prandaj edhe asaj në mërgim, sipas Have Shalës është “konservimi” i problemeve në vend të debatit rreth tyre. “Mos bisedimin hapur të preokupimeve, përpjekjen e fshehjes së “dobësive”, e shoh si një problem të shumë familjeve shqiptare në Zvicër. Sa më shumë që përpiqemi të mos i theksojmë të metat dhe dobësitë tona, aq më të vështirë do ta kemi ballafaqimin me to. Përpjekja për të kërkuar shkaqet e dështimi, jo së pari tek vetja jonë, por tek faktorë të jashtëm – të cilët nuk përjashtohen, por nuk janë të vetmit do të na e vështirësojë përditshmërinë tonë. Krijimi i grupeve të diskutimit të problemeve dhe këmbimi i përvojave në zgjidhjen e tyre është një metodë që e përdorën të gjitha grupet shoqërore. Edhe ne s’do të duhej të kërkonim ndonjë mjet tjetër të shenjtë përveç bashkëbisedimit”, përfundon Have Shala Gërguri./albinfo.ch/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.