”Serbët të marrin pasaportat tona për të lëvizur lirshëm”, Kosova del kundër vendimit të KE

Qeveria Kurti del kundër propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave edhe për serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kjo është diçka e papranueshme pasi mjetet identifikuese janë të paligjshme. “Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e sovranitetit tone”, shkruan Bislimi.

Po ashtu Bislimi shton se ky propozim minon integrimin e komunitetit serb dhe shkel marrëveshjet e dialogut për eliminimin e këtyre strukturave ilegale serbe. “Komuniteti serb në Kosovë, nuk ka mbetur pa liberalizim të vizave, pasi ata mund të pajisen me pasaporta të rregullta të lëshuara nga Kosova të cilat mundësojnë udhëtimin pa viza”, konfirmon zëvendëskryeministri.

SHKARKO APP