Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbia mes UE dhe BE

Rajoni E enjte, 22 Prill 2021 06:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çfarë i sjellë Serbisë bashkëpunimi më i ngushtë me Unionin Euroaziatik dhe si do të reagojë Brukseli? Bashkëbiseduesit e DW thonë se UE nuk mund të jetë alternativë për Bashkimin Evropian.

Qeveria e Serbisë i paralajmëron të gjitha investimet e jashtme me muaj të tërë përpara. Ndërsa për bashkëpunimin e ardhshëm me Unionin Euroaziatik është heshtur në mënyrë misterioze. Madje edhe vet lajmi nga Astana (kryeqyteti i Kazakistanit), ku është takuar Këshilli Suprem i UE, ka mbërritur me vonesë deri tek qytetarët e Serbisë. Gazeta Politika shkruan „Putini lejon negociatat“, ndërsa Vecernje Novosti kumtoi në mënyrë triumfale: “Prodhimet serbe për 180 milionë blerës!“

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga qeveria serbe, vetëm ministri i Tregtisë Rasim Ljajiq gjeti të arsyeshme të shpjegojë pas takimit se në dokumentin e miratuar “ekziston edhe një listë e mallrave serbe që do të shkëmbehen pa dogana”. Siç dihet “Serbia është e interesuar që në këtë listë të gjendet edhe Fiat 500L, mishi dhe djathërat“, tha ministri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Kasachstan Gründungsvertrag für die Eurasische Wirtschaftsunion 29.05.2014Unioni Euroaziatik u themelua në maj 2014

Të dyja

Anëtare të zonës së UE janë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgizia, ndërsa kësaj zone i janë bashkuar deri tani edhe Vietnami, e pritet edhe Egjipti dhe Tajlanda. Interesim kanë treguar edhe fuqitë e mëdha ekonomike. Portali rus në gjuhën serbe, Sputnjik shkruan për një Union në rritje, i cili ofron shumë lehtësime për prodhimet serbe dhe se ai mund të jetë një alternativë për integrimet evropiane.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Por një qëndrim tjetër në një bisedë me DW paraqet eksperti Mihailo Crnobrnja, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. „Unë nuk e shoh këtë si një largim nga integrimet evropiane, apo nga interesimi për anëtarësim në BE. Kjo nuk është një politikë ose – ose. Por të shohim sa do të jetë e qendrueshme kjo politikë e afrimit me të dyja unionet, në kohën kur Serbia të jetë më afër BE-së. Ndërsa tani Serbia duhet të bindë BE-në, se afrimi me Unionin Euroaziatik nuk është tendencë antievropiane.“

Si do të pozicionohet Brukseli?

Shefi i Komisionit Evropian Juncker ka kërkuar në fund të vitit të kaluar që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre BE dhe UE. Por prej atëherë nuk është bërë shumë, për shkak të vazhdimit të sanksioneve kundër Rusisë. Por vet Juncker do të marrë pjesë në një samit ekonomik që do të zhvillohet me 16 qershor në Sankt Peterburg. Po si do të pozicionohet BE karshi tendencave të afrimit të Serbisë me UE?

Italien Fiat Autos in Rom

Jelena Miliq, drejtore e Qendrës për Studime Euroatlantike, thotë se vështirë është të vlerësohet tani se çfarë do të ndodhë. Për DW ajo thotë se BE dhe UE nuk janë në të njëjtin nivel. Ndërsa profesori Crnobrnja mendon se raportet tregtare të Serbisë me UE do të ndërtohen sipas parimeve të CEFTA-s. Të gjitha vendet e anëtarësuara në BE janë detyruar të largohen automatikisht nga CEFTA. Kjo vlen edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë.

A ka Serbia çfarë të shes?

Serbia insiston që të shiten makinat “serbe” Fiat që prodhohen në Kragujevc, por këto marrëveshje varen në masë të madhe edhe nga koncerni amë Fiat në Torino. Megjithatë, edhe tani flitet për një interesim simbolik të Rusisë për këto makina. “Ne tërë kohën jemi duke zmadhuar rëndësinë e tregut të UE dhe nuk po shohim se Serbia nuk ka prodhime serioze që mund të shesë atje“, thotë Jelena Miliq. „Tregu i Serbisë është aktualisht rajoni jonë dhe BE.“

Enti për Statistika i Serbisë pohon se në katër muajt e parë ka rënë niveli i shkëmbimeve tregtare me BE. Më pas vijnë vendet e CEFTA-s, me të cilat Serbia ka pasur në këtë periudhë një suficit prej 600 milionë dollarë. Ndërsa shikuar vendet një nga një, në shkëmbimet e mallrave me Serbinë, Rusia është në vendin e tretë, shumë më larg nga Gjermania dhe Italia, të cilat janë në vendin e parë dhe të dytë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 37 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 38 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 38 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.