Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbia pret ndryshimin e politikës së jashtme të Trumpit rreth Kosovës

Rajoni E martë, 4 Maj 2021 21:30
Serbia pret ndryshimin e politikës së jashtme të Trumpit rreth Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Serbi, jo vetëm tabloidet, por edhe një pjesë e politikanëve serbë, përfshirë edhe shefin e shtetit, presin ndryshim të politikës së jashtme dhe mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përfaqësuesit e krahut pro-evropian dhe analistët politikë vlerësojnë, ndërkaq, se pritjet e këtilla janë larg realitetit.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 23 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke i uruar zgjedhjen president të SHBA-së, Donald Trumpit, ka vlerësuar se në Washington mund të pritet një mirëkuptim më i mirë për qëndrimin e Serbisë rreth mospranimit të pavarësisë së Kosovës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Pres që edhe Serbia të mos kritikohet për çdo hap të saj nga ana e SHBA-së, por të fillojnë të mendojnë se sa kemi ne të drejtë dhe në çka kemi të drejtë”, ka thënë Nikoliq.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë përkrahjen asnjërit kandidat për president, por ka vërejtur një ngazëllim të përgjithshëm në vend edhe në mesin e partisë së tij për shkak të fitores së Donald Trumpit.

Se nuk pret ndryshim të madh të politikës së jashtme amerikane ndaj Serbisë ka porositur ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scot, një ditë pas zgjedhjeve, por nacionalistët serbë dhe populistët kanë vazhduar që të gëzohen për Trumpin.

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, dhe bashkëpartiakët e tij kanë bartur bluza me fotografinë e Trumpit, pas fitores së të cilit udhëheqësi i radikalëve ka thënë se “zemra i është bërë mal sa Zlatibori”

Por, përfaqësuesit e opozitës së profilizuar pro-evropiane nuk kanë gjetur asnjë arsye për optimizëm të nacionalistëve vendorë. Zoran Zhivkoviq, udhëheqës i Partisë së Re, thotë se nuk e kupton se pse duhet Serbia t’i gëzohet fitores së Trumpit.

“Nuk shoh arsye që të gëzohemi për këtë. Kushdo që të jetë president i SHBA-së, nuk do të ndryshojë thelbësisht raporti i kësaj fuqie të madhe ndaj Serbisë, ndaj Ballkanit dhe Evropës”, thotë Zhivkoviq

Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Fuqia e Serbisë, Bogolub Kariq, një person me aktakuzë, është lavdëruar në një tabloid vendor se është mik i mirë me presidentin e sapozgjedhur më shumë se 30 vjet dhe ka deklaruar se “Trumpi ka paralajmëruar mundësinë që me Putinin të takohet në samitin e Beogradit”.

Tabloidet në Serbi, ndërkaq, kanë publikuar në faqet kryesore titujt “Trump mund të na kthejë Kosovën”, “Shqiptarët e zhgënjyer për humbjen e Clintonit”, “Putin dhe Trump na e kthejnë Kosovën”.

Por, analistët në Beograd thonë se nuk e kuptojnë “shpresën se republikani Trump do të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, në fakt ndaj qëndrimit të saj për mospranim të Kosovës”, marrë parasysh siç thonë “se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj pikërisht në kohën e administratës republikane të George Bushit, e cila e para e ka njohur”. (REL)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.