FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbia tërheq ambasadorin nga Maqedonia, nuk dihet asnjë arsye zyrtare

Serbia ka tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga Maqedonia duke mos dhënë asnjë detaj për sa i përket këtij vendimi.

Mediat lokale raportojnë se Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka marrë një  notë diplomatike nga ambasada serbe, me anë të të cilës i është bërë i ditur se stafi i ambasadës është thirrur nga konsulta në Beograd.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, shkruhet se nuk janë bërë të ditura arsyet  e largimit të stafit diplomatik të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në përputhje me rregullat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të postuar nga mediat vendase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?