SHBA dhe BE: Në Kosovë, më 1 shtator s’do të ketë dhunë

SHBA dhe BE me përfaqësuesit e tyre, kërkuar propozime konkrete nga palët (Kosovë dhe Serbi) për një marrëveshje që shmang rikthimin e tensioneve me 1 shtator, kur pritet që të nisë zbatimi i reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

“Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, deklaroi Escobar.

“Komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, shtoi Lajçak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përmbylljes së vizitës, dyshja ndërkombëtare amerikano-europiane do t’i drejtohen Beogradit, ku edhe atje do të kenë takime të rëndësishme, përfshirë presidentin Aleksandër Vucic, ku pritet që të vuloset nëse 1 shtatori do të jetë një ditë e zakonshme apo do të kthehen tensionet në veri të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?