Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqetësim para fillimit të presidencës bullgare të BE-së

Rajoni E enjte, 15 Korrik 2021 04:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bullgaria merr në janar për herë të parë presidencën e radhës të BE-së. Aktualisht, përfaqësues të lartë të KE po vizitojnë Sofien. Ata do të ngulin këmbë për ritëm më të shpejtë dhe për objektivitet në interes evropian. Bullgaria e merr presidencën e BE në një moment të vështirë për unionin: negociata të Brexitit, debate për një politikë të përbashkët të refugjatëve dhe të migracionit, përgatitje e kuadrit financiar që prej vitit 2020 – këto janë vetëm tre prej shumë kantiereve. Kjo në një kohë kur Sofia është prapa me përgatitjet: për shkak të Brexitit, presidencën bullgare të radhës të BE e afruan me gjashtë muaj, dhe zgjedhjet e reja në vend e ngadalësuan punën edhe gjashtë muaj të tjerë.

Në këtë sfond, mund të kuptohet që Komisioni i BE është i shqetësuar. Pritet që përfaqësues të Komisionit, që po vizitojnë tani në tetor Sofien, të ngulin këmbë për ritme më të shpejta dhe për objektivitet. I përfytyrueshëm edhe një qortim jo i drejtpërdrejtë ndaj Boyko Borissovit dhe qeverisë së tij. Sepse në Bullgari, diskutimi për presidencën e radhës të BE është përqendruar në tema të dorës së dytë, si në përgatitjen logjistike, gjë që i bën vëzhguesit perëndimorë të lëshojnë alarmin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Bulgarien Protest Parlament (picture-alliance/dpa)

Kështu, Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit-Fridrih-Nauman për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë:”Korrupsioni, keqmenaxhimi, largimi i trurit (brain drain), vendi më i varfër i Evropës. Këto janë koncepte të cilat shumicën e herëve shqiptohen në lidhje me Bullgarinë. Një shans i madh për ta ndryshuar këtë mënyrë të vështruari jepet me presidencën bullgare të radhës të BE. Një shans që duket se po kalon pa u shfrytëzuar.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konsens, konkurencë dhe kohezion

Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së, është e natyrshme që e sheh këtë ndryshe. “Përgatitjet po vazhdojnë si në nivelin më të lartë politik të qeverisë, ashtu edhe në nivelin e 1500 punonjësve dhe ekspertëve. Të gjithë janë trajnuar, edhe vetë ministrat,” thotë ajo në një intervistë me DW.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Pavlova përmend edhe tri pikërëndesat e presidencës bullgare të BE: konsens, konkurencë dhe kohezion. Konsensi do të kërkohet në radhë të parë në fushën e migrimit dhe të sigurisë. Konkurenca në tregun digjital të unifikuar do të nxitet dhe njëkohësisht kohezioni brenda BE në kuptimin e kapërcimit të dallimeve të mëdha ekonomike brenda BE.

Ballkani Perëndimor si pikërëndesë

Veç kësaj, Bullgaria do të bëjë një temë tjetër pikërëndesë të presidencës: të ardhmen e Ballkanit Perëndimor: “Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë dhe konkret dhe një plan të qartë veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë”, thotë Pavlova.

Bulgarien Ministerin Liljana Pawlova (bgnes)Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e Bullgarisë.

Nëse një presidencë e BE duhet të koncentrohet në interesa nacionale apo gjithëevropiane, kësaj pyetjeje ministrja i përgjigjet në mënyrë shumë të turbullt. Një problem tjetër paraqet pjesëmarrja e ultranacionalistëve në qeveri, thotë Daniel Kaddik. “Ksenofobë të njohjur, nacionalistë dhe proteksionistë do të bëhen kryetarë të këshillave të ndryshme. Zëvendëskryeministri Valerii Simeonov për shembull nuk e fsheh urrejtjen e tij për minoritetet, kur i quan romët “majmunë të egër”” (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.