Shqetësimet pas “dinarit” dhe Serbisë, NATO: KFOR garanton mjedis të sigurt në Kosovë
“Misioni i NATO-s, KFOR, garanton një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”. Kjo është përgjigja që erdhi nga një zyrtar i Aleancës së fuqishme ushtarake për A2 CNN, në lidhje me pyetjen për zhvillimet e fundit lidhur me dinarin serb, por edhe më lëvizjet ushtarake me blerjen e armatimeve të reja ruse nga ana e presidentit Vuçiç.
Zyrtari nënvizon se misioni paqeruajtës, garanton gjithashtu edhe lirinë e lëvizjes, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999; në tërësi dhe gjatë gjithë kohës.
Nga NATO, konfirmojnë për A2 CNN se Policia e Kosovës është forcë e parë reaguese në aspektin e sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës, EULEX, misioni i BE-së për sundimin e ligjit është forcë e dytë dhe KFOR-i mbetet forcë e tretë reaguese.