Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare, takimi me Esat Pashën në Gjermani

Rajoni E martë, 7 Shtator 2021 15:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare? Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi hedh drite mbi nje moment shume te rendesishem. Ai jep detaje nga ajo dite kur dërgata shqiptare me Esat Pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë. Me poshte pjesë nga libri i tij, “Esat pashë Toptani: Njeriu, lufta, pushteti”.

Nga Ilir Ikonomi

Gjermani, 21 shkurt 1914. Qyteti i vjetër i Nojvidit ishte zhytur në një atmosferë gëzimi si në Krishtlindje, për të pritur dërgatën shqiptare, që do të arrinte me tren të posaçëm. Në hyrje të rrugës kryesore ishte ngritur një lloj harku triumfi, dy shtylla të larta të lidhura sipër me zbukurime dhe flamuj. Ishte ftohtë, por kjo nuk i pengoi mijëra njerëz të dilnin nëpër rrugë, në dritare dhe në ballkone për të përshëndetur mysafirët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në lumin Rin qëndronin të palëvizshme dhjetëra anije me vela, ku dalloheshin banderolat shumëngjyrëshe, mes të cilave edhe flamurë të Shqipërisë së re. Treni arriti me shumë vonesë, por sapo Esati dhe të tjerët zbritën në platformë, turma u gjallërua dhe shpërtheu në brohoritje. Burra, gra dhe nxënës tundnin flamurkat që mbanin në duar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqiptarët ishin veshur shumica me frak. Nën redingotat dhe jelekët e zinj u shndritnin këmishat e bardha që mbylleshin te jaka me papijonë. Dikush ishte kujdesur, gjatë qëndrimit të tyre në Romë, t’u dërgonte në hotel rrobaqepës për t’u përgatitur veshje ceremoniale, të denja për një ngjarje që do të shkruhej në histori. Në gjoksin e Esatit mungonin dekoratat e Osmanijes dhe Mexhidijes, që ai do t’i kishte vënë në çdo rast tjetër solemn. Problem kishte qenë lloji i kapeles, që do të përdorte Esati dhe kjo ishte zgjidhur pas sugjerimit që ai të mbante një cilindër në vend të fesit turk, për të mos fyer anëtarët e krishterë të dërgatës.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Për të përshëndetur mysafirët kishin dalë autoritetet më të larta të qytetit. Nën vështrimet kureshtare të njerëzve, Esati dhe të tjerët zunë vend në pajtonët, që drejtoheshin nga karrocierë me uniforma blu dhe karvani u nis për në shtëpinë-kështjellë të familjes princërore të Vidëve.

Në Schloss Neuwied, siç e thërrisnin gjermanët kështjellën, tani banonte Princ Viktori, vëllai i Vidit. Kjo ishte një ndërtesë dykatëshe e shekullit të 17 në ngjyrë kanarine, me çati të pjerrëta gri të stilit francez. Në sheshin para pallatit ishte rreshtuar garda e Nojvidit, te hyrja qëndronin ushtarë në pozicion roje nderi dhe në harkun e portës ishte ngulur emblema e shtetit të ri shqiptar. Pajtonët arritën në oborrin e kështjellës pak pas mesditës.

Esati zbriti i pari dhe pas tij me radhë anëtarët e tjerë të dërgatës: Lef Nosi, Eqrem bej Libohova, Eqrem bej Vlora, Xhemil bej Vlora, Shefqet bej Vërlaci, Iljas bej Vrioni, Llazar Xhumurteka, Ndoc Çoba, Pashko Kakariqi, Abdyl bej Ypi, Nikollë Kaçorri, Hasan Prishtina, Sami bej Vrioni, Mihal Turtulli, Epaminonda Koleka, Milto Shallvari, Hysen bej Vrioni, Vehbi Dibra dhe Jusuf Hamzaraj.

Mysafirët i futën në një sallë me mure të bardhë dhe ata u përshëndetën me kryeshambelanin, i cili i renditi në formë gjysmërrethi. Pas pak hyri Princ Vidi me Princeshën Sofi dhe përnjëherësh ra një qetësi e thellë. Princi mbante uniformën zu Fuss të truprojes personale te Kaizerit me helmetën Pickelhaube, me kunjin karakteristik në majë. Princesha kishte veshur një fustan të bardhë e të derdhur, që i prekte tokën, ndërsa mbi flokët e zeza i shndrinte një gur i madh i çmuar.

Esati doli përpara delegacionit dhe lexoi në shqip me zë kumbues një letër që mbante në dorë. Përkthente Eqrem bej Vlora, i cili e kishte shkruar vetë tekstin.

– Lartësi! – iu drejtua Esati Vidit. – Kombit tonë i është dashur të kalojë nëpër kohë të këqia, por nuk e ka harruar kurrë të shkuarën e vet të lavdishme, shpirtin kombëtar dhe tiparet e tij shqiptare. Ai ka ditur ta ruajë frymën kombëtare dhe gjuhën e të parëve. Ndryshimet politike që ndodhën kohët e fundit në Ballkan dhe sidomos kujdesi e ndihma e Fuqive të Mëdha europiane, i lejuan Shqipërisë të krijohej si shtet i lirë dhe i pavarur. Shqiptarët janë jashtëzakonisht të lumtur e të gëzuar që Lartësia Juaj, bir i një kombi kaq të famshëm në punën e shkencave, të kulturës dhe të lavdisë, pranoi të bëhet sovrani ynë. Zoti fuqiplotë Ju pastë nën krahun e vet, Juve dhe Shtëpinë Tuaj të shquar, për të mirën e Shqipërisë. Shqiptarët, pa përjashtim, do të jenë përjetësisht qytetarë besnikë të Lartësisë Suaj. Rroftë Madhëria e Tij, Mbreti i Shqipërisë.

Në përshëndetjen e Esatit bëri përshtypje përdorimi në fund i fjalës Mbret, në vend të Princ. Pas duartrokitjeve, njëri prej burrave, Milto Shallvari, i dorëzoi Vidit një kuti të vogël, të mbështjellë me shami mëndafshi ngjyrë mavi, brenda së cilës kishte dhè, rërë dhe ujë nga Shqipëria. Dhurata ishte simboli që lidhte në mënyrë të përhershme një të huaj me tokën e shqiptarëve.

Foli edhe Princi. Njësoj si Esati, ai lexoi nga letra me ton solemn.

– Shkëlqesi! Zotërinj! – e nisi ai fjalimin në gjermanisht. – Si përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, keni ardhur të më ofroni fronin e vendit tuaj, i cili, pas shumë luftimesh dhe vështirësish, ka arritur më në fund edhe një herë pavarësinë. Meqenëse Fuqitë më kanë caktuar si sovranin tuaj, dua t’Ju them se e pranoj fronin e Shqipërisë dhe se ne do të shkojmë atje bashkë me ju si të shkonim në atdheun tonë të ri. Nuk ka qenë e lehtë për mua. Këtë vendim munda ta marr vetëm pas një meditimi prej shumë muajsh. Përmasat dhe serioziteti i kësaj përgjegjësie më trembnin. Por tani që e kam vendosur, do t’i përkas vendit Tuaj me gjithë zemër dhe me të gjitha forcat e mia. Shpresoj të kem bashkëpunimin tuaj të zellshëm dhe besnik për ta themeluar dhe forcuar këtë shtet. E pranoj me kënaqësi dhe me mirënjohje sigurinë e besës suaj, të asaj bese që në Shqipëri ka qenë gjithnjë e shenjtë dhe e famshme në të gjithë botën. Rroftë Shqipëria!

Thirrjen e fundit Vidi e lexoi në shqip. Pastaj eci drejt Esatit dhe të dy shtrënguan duart gjatë, duke e parë njëri-tjetrin ngultazi në sy. Jashtë dhe brenda pallatit u bënë fotografi. Vidi me bashkëshorten në mes, pranë tyre Esati dhe rrethepërqark gjithë të tjerët. Vidi i ftoi shqiptarët për drekë. Në dollinë që ngriti i pari ai tha se motoja e familjes së tij ishte Fidelitate et Veritate (Besnikëri dhe Ndershmëri) dhe se ajo përkonte me cilësitë e popullit shqiptar, të njohura mirë në të gjithë botën. Esati u përgjigj se shpresonte që Shqipëria, me punën e saj dhe nën udhëheqjen e Princit, të arrinte shumë shpejt një shkallë qytetërimi si ajo e Gjermanisë. Edhe në këtë rast ai përdori fjalët Mbret dhe Mbretëreshë për të zotët e shtëpisë. Pas kësaj, të gjithë shkuan me automobil në kështjellën Monrepos, ku motrat e Princit dhanë një çaj për nder të mysafirëve.

Esati bëri deklarata për shtypin. Ai tha se Shqipëria synonte të mbante marrëdhënie miqësore me të gjitha fuqitë, edhe me Rusinë. “Simpatia jonë për Austro-Hungarinë dhe për Italinë, – tha ai, – është e qartë nga vetë interesat e mëdha të përbashkëta, që e kanë bazën në pozitën gjeografike të Shqipërisë. Janë gjithashtu të kuptueshme ndjenjat e ngrohta që ushqejmë për Gjermaninë dhe që na i ka dhuruar Princi ynë.” Sa i përket mundësisë për trazira të reja në Ballkan, Esati tha se vendet ballkanike ishin tepër të dobësuara për të filluar një luftë të re. Nga ana tjetër, – tha ai, – Shqipëria është forcuar ndjeshëm, në sajë të përpjekjeve të Fuqive të Mëdha.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 25 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 45 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.