S’ka dritë jeshile për heqjen e vizave, ngec propozimi i Çekisë për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk merr dritë jeshile, pasi ka ngecur propozimi i Çekisë. Pasditen e 16 nëntorit skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Së paku dy shtete e ndërpernë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër. Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete të tjera kërkuan më shumë sqarime.

Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?