FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’kalon mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë “Zaev”

Votat e 40 deputetëve të koalicionit opozitar, të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mjaftuan për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Kryeministri gjatë një fjalimi në fund të debatit, i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive për shkak të interesave shtetërore dhe në pritje të proceseve integruese të Maqedonisë.

Partia opozitare VMRO-DPMNE i dha fund bojkotit disamuajor në Parlamentit, duke u kthyer të mërkuren në debatin për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Bojkoti erdhi pas arrestimit të deputetëve të partisë, të akuzuar për pjesëmarrje dhe orkestrim të trazirave të dhunshme të 27 prillit të kaluar.

Partia konservatore akuzon qeverinë për shtimin e kriminalitetit, dobësimin ekonomik dhe probleme të tjera në vend. Ndërkohë, ligjvënësit e Lidhjes Social-Demokrate në pushtet kundërpërgjigjen se “vendi u shkatërrua në 10 vitet e fundit nga qeveritë e VMRO-së”, dhe se “qeverisë i duhet kohë për të ndrequr dëmtimet e viteve të kaluara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

VMRO-ja, megjithatë, nuk i ka votat për ta rrëzuar qeverinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?