Sulmet kibernetike prekin edhe Kosovën, ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po përballet me një sulm kibernetik. Telekomi i Kosovës ka rënë pre i një sulmi kibernetik. Prej orës 8:00 të mëngjesit të ditës së sotme drejtori teknik, Halil Krasniqi konifrmon që kanë ndërprerë shërbimet e internetit me qëllim parandalimin e sulmit. Lidhur me situatën ka reaguar përmes një deklarate edhe qeveria e Kosovës.

“Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”,-thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?