Sulmi në selinë e KQZ në veri, një muaj paraburgim për ish-policin serb. Dyshohet për vepër terroriste

Këtë të hënë Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën e një muaji paraburgim për ish-policin serb të Kosovës, Dejan Pantiç dhe dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi më herët se dyshohet që ish polici të jetë autor i sulmit me bombë në selinë lokale të KQZ-së në veri dhe i sulmeve me armë ndaj zyrtarëve policore.

Lirimi i tij është një nga kushtet e serbëve lokalë dhe Beogradit për heqjen e pengesave në rrugët e veriut të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?