Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:06 Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është arrestuar në Rinas.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Takimi në Shkup, Autostrada Kosovë-Maqedoni do të rrisë bashkëpunimin

Rajoni E diel, 25 Korrik 2021 02:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka pasur një varg takimesh të rëndësishme, ku u theksua nevoja e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri Beqaj është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, me të cilin ka bashkëbiseduar në lidhje me bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit ekonomik, të shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve, mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si dhe për iniciativën për marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 1 ore
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Pas takimit ministri Beqaj ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira ekonomike, për avancimin e të cilave infrastruktura luan rol shumë të rëndësishëm. Ministri Beqaj tha se shpreson që edhe Maqedonia do të lëvizë shpejt në drejtim të ndërtimit të autostradës që lidh të dy vendet, pasi pala kosovare po lëviz shpejt në drejtim të përfundimit të autostradës deri në kufi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kosova është duke bërë një investim të madh që do t’i ndihmojë edhe Maqedonisë dhe shpresoj që edhe Maqedonia të ketë qartësi ekonomike dhe politikë që të përfundojë këtë rrugë sa më shpejtë, sepse nga momenti kur rruga ka shkuar në tjera drejtime, ka pasur efekte negative në këmbimet tona tregtare”, tha Ministri Beqaj.

Ndërsa ministri Bekteshi ka shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e ministrit Beqaj duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

“Kolegut Beqaj, i cili kryeson resorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, i prezantova masat e planit për rritje ekonomike të qeverisë sonë, e cila përcakton prioritetet kryesore të politikave për periudhën e ardhshme dhe që pritet të rrisin investimet private, krijimin e vendeve të punës, rritjen e efikasitetit, produktivitetit dhe konkurrencës së sektorit privat, rritjen e eksporteve dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, tha ministri Bekteshi pas takimit.

“Të dy ministrat në takim kanë bashkëbiseduar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dhe për mundësinë inicimin të marrëveshjes në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, thuhet në një komunikatë të ministrisë.

Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në Maqedoni është takuar edhe me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë Marko Mantovanelli, me të cilin ka bashkëbiseduar në lidhje me mundësinë e përkrahjes nga Banka Botërore për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Gjithashtu, ministri Beqaj ka vizituar edhe Qendrën e Inovacionit në Shkup ku është njoftuar me punën e saj, me qëllim të marrjes së praktikave të mira të funksionimit, si dhe eksperiencën në ndarjen e fondeve. Prezantimin e punës së Qendrës së Inovacionit në Shkup, para ministrit  Beqaj e ka bërë drejtori i kësaj qendre Jovan Despotovski

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 2 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 10 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 14 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 16 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.