FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talat Xhaferi: Seancat në Kuvend do t’i udhëheq në gjuhën shqipe (VIDEO)

Kreu i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili ka qenë i ftuar në emisioni “24 analiza”, ka folur për hapat e ardhshme të tij si dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë.

I pyetur se në cilën gjuhë do ta udhëheq seancën e parë në Kuvend, ai tha se këtë do ta bëjë edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

“Seancën e parë do ta udhëheq në gjuhën që ma lejojnë ligjet e Maqedonisë, ato janë gjuha shqipe dhe maqedonase. Kjo sipas ligjeve të vitit 2011”, tha Xhaferi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu shtoi se kryetari është kryetar edhe kur drejtohet edhe kur udhëheq seancën, si dhe sipas tij, nuk ka asnjë problem që seanca të udhëhiqet edhe në gjuhën shqipe.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/gledytv/videos/1236383153125514/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?