Tensionet me Kosovën, Serbia merr mbështetje nga Rusia dhe dalin kundër BE-SHBA
Serbia merr mbështetje nga Rusia për ruajtjen e integritetit të saj të pretenduar territorial dhe për tensionet me Kosovën.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, zhvilloi një vizitë në Moskë, duke anashkaluar kërkesat e Bashkimit Europian, SHBA-së dhe ka vlerësuar vëllazërinë shekullore me atë që e konsideron “shtet mëmë”. Fillimisht atë e priti ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili i garantoi se vendi i tij do të vazhdojë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ministri Vulin vuri në dukje se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vucic, nuk e harron vëllazërinë shekullore dhe se Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk u bë pjesë e histerisë anti-ruse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë pas bisedës me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.