Thellohet abuzimi me 11-vjeçaren, Ministri: Është abuzuar seksualisht për një vit rresht

Me 11-vjeçaren në Kosovë nuk kanë abuzuar seksualisht 5 personat e arresuar ditët e fundit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar se e mitura është abuzuar seksualisht për një vit rresht.

Mediat e Kosovës shkruajnë se Sveçla është shprehur se përveç dy rasteve të bëra publike, ka edhe shumë të tjerë për 11-vjeçaren. Ai shtoi se institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur 11-vjeçaren dhe kërkoi identifikimin e të gjithë përdhunuesve të vogëlushes.

“Nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare. Sa më shpejt që është e mundur, të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendra për punë sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur, e pastaj për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, e që fatkeqësisht të gjithë ende nuk janë arrestuar. Pres që Policia nën direktivat e Prokurorit, të angazhohet dhe të zbulohet e vërteta. Mund të them se e mitura është dhunuar për mbi një vit”.

SHKARKO APP