FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trafikantët pikasin policinë dhe braktisin çantën me drogë në mes të pyllit në Janinë

Rreth 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është gjetur mëngjesin e sotme në kufirin Greqi-Shqipëri. Sipas policisë greke, droga u gjet e futur në një çantë, e cila ishte braktisur në një zonë pyjore në Neohori të Pogonit, në Janinë. Dyshohet se trafikantët kanë pikasur policinë, dhe janë larguar me shpejtësi duke braktisur drogën.

Pas sekuestrimit të drogës dhe peshimit të saj, ka rezultuar së në çantë kishte ekzaktësisht 19 kg 450 gramë marijuanë.

Sakaq, policia greke po vijon kontrollet në zonë dhe po punon për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?