FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedia në Athinë, binjaket u gjetën pa jetë në krahët e gjyshërve

Konfirmohet se dy vajzat e vogla binjake, janë viktima të zjarrit të madh të 23 korrikut që ra në lindje të Atikës. Mediat britanike shkruajnë se Sophia dhe Vasiliki Philippopoulos janë gjetur të përqafuara me gjyshin e gjyshen e tyre në Atikë.

Kërkimet u intensifikuan kur babai tha se kishte parë vajzat ndërsa hipnin në një anije në portin e Rafinës, të hënën në mbrëmje.

Më 27 korrik prindërve iu kërkua kampionët e ADN-së si dhe iu vendosën përpara sende personale të vajzave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa orë më vonë u konfirmua se dy vajzat kishin humbur jetën në natën tragjike, të përqafuar nga gjyshërit e tyre të cilët nuk i ishin ndarë për asnjë moment. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 88.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?