Greqia ka hapësirën fiskale për masat lehtësuese të taksave pas përfundimit të programit përfundimtar të ndihmës. Deklarata vjen nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, i cili tha se Greqia është e gatshme të ndërmarrë ndërhyrje të guximshme në sistemin e taksave.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me ndërhyrjet e guximshme në taksimin e bizneseve dhe individëve”, i tha Tsipras Komitetit Qendror të partisë së tij, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Tsipras emërori ministrin e brendshëm, Panos Skourletis, si sekretar të partisë së tij të majtë Syriza, duke hapur kështu rrugën për një riorganizimi të kabinetit këtë javë. Ai tha se kabineti dhe partia e tij kishin nevojë për ‘gjak të ri’ dhe rinovim para zgjedhje të përgjithshme në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Javën e kaluar, Greqia përfundoi me sukses programin e tretë të shpëtimit të eurozonës.
