FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“U bëra trafikant droge që të operoja babanë”

Vetëm për të shpëtuar të atin, një shqiptar është detyruar që të bëhej trafikant droge. Kjo histori e trishtë e cila e ka zanafillën në vitin 2012 ku i ati duhej të kryente një ndërhyrje, e ka detyruar atë që të merrej me drogë.

Në vitin 2012, ai kishte shkuar në Itali me babanë e tij, i cili vuante nga zemra. Mjekët në Teramo i kishin thënë se duhej të operohej, ndërsa shefi i pavionit Vito Ciampini i kishte kërkuar 5 mijë euro nën dorë për ndërhyrjen kirurgjikale të të atit.

Për të siguruar paratë, shqiptari nisi të merrej me trafikun e drogës, derisa u kap në vitin 2014. Hetuesit italianë i kanë sekuestruar mjekut 73 mijë euro nga llogaria bankare që dyshohet se i ka përfituar nga marrja e ryshfetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?