Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ulqini në krizë të thellë politike

Rajoni E martë, 20 Prill 2021 06:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gjekë Gjonaj- Zhvillimet  në skenën politike  të Ulqinit  gjithnjë   po përkeqësohen dhe po ashpërsohen përtej mase. Ato kulmuan me shkarkimet e paradokohsme   të tre sekretarëve  të sekretariateve kryesore të komunës  nga ana e kryetarit dhe  shkarkimi i kryetarit të Bashkësisë lokale “ Katërkollë”. Këto dhe mosmbajtja e  dy seancave të fundit të  Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të kërkuara nga kryetari i komunës,   dëshmojnë se Ulqini vërtet është në krizë të thellë   politike, e cila  praktikisht ka filluar   nga mesi i nëntorit të vitit të  kaluar, kur këshilltarët  e Forcës së Re Demokratike – Forca   filuan nismën për votëbesimin për  kreun e komunës në parlamentin vendor. Prej atëherë ushtrimi normal i pushtetit në mes të Koalicionit “ Së bashku për të ardhmen e Ulqinit” ( PP, LD në MZ e Perspektiva) dhe Forcës së Re Demokratike – Forca   është lëkundur seriozisht, saqë është vënë në pikëpyetje. Kjo betejë politke në mes të  këtij koalicioni tashmë të shpërbërë  e jofunksional kishte për synim shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë kështu posti i tij “mollë” sherri  në mes  të dy  krahëve të përmendur politik.

Kësaj betejë politike  në mes Forcës dhe Partisë Demokratike   i është dhënë mjaft jehonë  në mediat  vendore e   shtetërore  në gjuhën shqipe  e malazeze, sikurse edhe   në portale të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit. Të gjitha këto media  raportojnë se  në Ulqin po thellohet kriza politike, e cila ka nxjerrë në pah shumë dobësi  të faktorit politik shqiptar në këtë qytet. E gjithë kjo me të drejtë lë një përshtypje se Ulqini ndodhet në një fazë të vështirë të fushëveprimit politik. Prandaj shtrohet pyetja : Pse lidershipët shqiptar në pushtet  nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët  për zgjidhjen e kësaj krize  të cilën  e shkaktuan vet ata ?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

23 Tetor 2026, 07:35
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Fushëveprimi i deritashëm i  subjekteve nacionale shqiptare  fletë për  mosmarrëveshje,  për përçarje e ndarje të thella, për   vetëshkatërrim, për mosbesim, për  mosbashkëpunim të siqertë, për kokëfortësi dhe paaftësi për të komunikuar e debatuar shëndosh, për mospasje të një strategjie të përbashkët zhvillimore, për amozitet, për   kundërshti,   për papërgjegjësi e të tjera veti të përbashkëta që   për fat të keq i  ndajnë shqitarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Realiteti i ri politik në Ulqin, i shkatuar  nga përçarja e shqiptarëve brenda koalicionit udhëheqës, kërkon domosdoshmërisht rikompozim të ri të pushtetit ose zgjedhje të jashtëzakonshme  vendore. Ndryshimi i pushtetit, në  secilin variant,  e çon Ulqinin në duart e Partisë Demokratike të Socialistëve, parti e cila mori më së shumti vota në zgjedhjet e fundit  të jashtëzakonshme lokale në këtë komunë.

Nga PDS-ja është pritur t’i japë fund  kësaj agonie politike. Mirëpo ajo, as pas tre muajsh ofertash nga Forca dhe Partia Demokratike,  nuk ka shprehur përfundimisht vullnetin dhe gatishmërinë për marrjen e  pushtetit në Ulqin. Përfaqësuesit lokal të kësaj parti   presin përgjigje nga qendra, por  nuk dihet se kur  do të vijë dhe çfarë do të jetë ajo. Dihet pothuaj me siguri se në rrethanat aktuale   dy liderët e tashmë ish-partnerëve të koalcionit qeverisës Forcës dhe   Partisë Demokratike   nuk pranojnë të jenë së bashku pjesë e pushtetit. Partia e vetme opozitare shqiptare  Unioni Demokratik i Shqiptarëve është  deklaruar  e gatshme  të rikthehet në pushtet, ndërkohë që partitë e tjera  politike në Ulqin janë të mendimit se mënyra më e mirë për daljen nga ky qorrsokak politik do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore.

Nga ana tjetër qytetarët  presin me padurim që të gjithë   akterët politikë  të ulen  së bashku në tryezën e bisedimeve  dhe përmes  një dialogu konstruktiv   të ofrojnë    një  zgjidhje e cila do të zhbllokojë punën e organeve dhe institucioneve vendore.  Në të kundërtën  klasa politike do të tregojë mungesë respekti kundrejt votuesve të vet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 17 minutash

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 30 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 58 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 58 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.