FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulqini vendos rregulla të reja: gjoba deri në 500 euro për veshjen jashtë plazhit

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, bëri të ditur se është miratuar një rregullore e re për sjelljen në hapësirat publike, me synim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.

Sipas vendimit të ri, ndalohet qarkullimi me rroba banje apo me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të dedikuara për plazh dhe not.

Rregulli do të zbatohet në rrugë, sheshe, shëtitore, parqe, zona këmbësorësh dhe hapësira të gjelbra në të gjithë qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që shkelin këtë rregullore do të përballen me gjoba që variojnë nga 350 deri në 500 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qëllimi i kësaj rregulloreje është të ruajë rendin publik, kulturën e sjelljes dhe respektin ndaj hapësirave të përbashkëta”, deklaroi Popoviç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?