FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushtaraku bullgar: Maqedonia mund të bëhet tërësisht shqiptare

Placeholder Image

Stanko Stançev, një historian ushtarak dhe lektor në Akademinë Ushtarake në Sofje, ka deklaruar se Bullgaria nuk ka pasur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë.
Ai ka thënë se ideja e ndarjes së shtetit të Maqedonisë ishte hedhur në tryezë nga ish-kryeministri Ljubço Georgievski.
“Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubço Georgievskit, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë”, ka thënë Stançev për “Fokus”, raporton Telegrafi në Maqedoni.
Eksperti ushtarak është shprehur se duke parë zhvillimet në Maqedoni, ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar, pa qenë nevoja e ndarjes.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë pasi çështja shqiptare po përparon dhe se vit pas viti shqiptarët po i afrohen kufirit me Bullgarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?