Ushtria serbe në Kosovë? Ministria e Mbrojtjes: Për momentin nuk kemi ndërhyrë
Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar mbrëmjen e sotme ndaj informacioneve që u shfaqën në media për futjen e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Ministria thotë se ushtria serbe nuk ka kaluar vijën administrative dhe nuk ka hyrë në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë.
“Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht në transmetim dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara, dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur disa konflikte në mes të ushtrisë serbe dhe asaj. “Të quajtur Policia e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria për momentin, nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, njofton Ministria.
Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar së fundmi për shkak të marrëveshjes së reciprocitetit për njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht (këtë të hënë). Serbët janë shprehur kundër kësaj dhe kanë bllokuar rrugët në veri të vendit.