Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Vendimi i Ivanovit për referendumin, i turpshëm”

Rajoni E enjte, 9 Shtator 2021 02:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e ka quajtur të turpshëm vendimin e presidentit, Gjorge Ivanov për të mos votuar në referendumin më 30 shtator. Dimitrov ka akuzuar presidentin se me qasje të tillë po tenton të mbrojë, siç tha, krimet e pushtetit të kaluar.

Presidenti Ivanov, sipas tij Dimitrovit, me asnjë veprim nuk ka respektuar Kushtetutën, përkundrazi e ka shkelur atë me vendimin për të mos e dekretuar marrëveshjen për emrin, pas votimit të dytë në Kuvend. Shefi i diplomacisë tha Ivanov ka shkelur Kushtetutën edhe në rastin kur mbrojti zyrtarët e lartë të akuzuar për keqpërdorime të shumta, duke i liruar nga ndjekja penale. Dimitrov tha se ata që rrinë në shtëpi ditën e votimit, nuk mund të ndikojnë në rezultatin e referendumit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Të thuash për këtë çështje për të cilën kemi humbur shumë gjenerata, 27 vjet kontest të pazgjidhur, se nuk do të votosh, është vërtetë e turpshme ikje nga përgjegjësia. Nuk mundet të rrini në shtëpi dhe të tentoni të ndikoni në rezultatin e referendumit. Për këtë do të vendosin vetëm se ata që dalin të votojnë”, tha Dimitrov duke shtuar se pa marrëveshjen me Greqinë, rrugët e Maqedonisë për në NATO dhe Bashkimin Evropian do të mbeten përgjithmonë të mbyllura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Rruga drejt NATO-s dhe BE-së ku bën pjesë edhe Greqia, çon vetëm përmes zgjidhjes së kontestit për emrin. Kjo mund mos të na pëlqej, por ky është realiteti”, ka deklaruar Dimitrov. Ai ka theksuar se marrëveshja është më e mira që ka mundur të arrihet dhe se me të mbrohet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

A do të dalë elektorati i VMRO-së në referendum?

Vendimin për të mos votuar më 30 shtator, Ivanov e ka bërë të ditur nga SHBA-ja, gjatë vizitës që i kishte bërë Kishën Ortodokse në Detroit. Ivanov ka thënë se marrëveshja është e dëmshme për interesat kombëtare e shtetërore, andaj edhe do t’i përmbahet siç ka thënë, “premtimit për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedon”.

 “Unë isha një nga ata që kanë dhënë votën time për Republikën e Maqedonisë, në vitin 1991, për konstituimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran, me emrin dhe identitetin e saj. Dy herë kam marr besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit të shtetit. Kam marr besimin që të mos pranoj idetë dhe rekomandimet që rrezikojnë identitetin kombëtar, veçoritë e kombit maqedonas, gjuhën dhe modelin e bashkëjetesës. Unë nuk heq dorë nga premtimi im andaj më 30 shtator nuk do të dal të votoj”, ka deklaruar Ivanov.

Kreu i shtetit ka drejtuar me këtë rast akuza të rënda ndaj partive politike, që sipas tij, po shkelin vullnetin e qytetarët, të cilët sipas Ivanovit, nuk i kanë votuar për të punuar kundër interesave të tyre.

 “Mendoj se kjo marrëveshje është e dëmshme për Maqedoninë. Asnjë politikan nuk ka mandat të negociojë për identitetin e një populli. Shumica e qytetarëve maqedonas nuk kanë votuar për program, me të cilin është paraparë ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, për të ndryshuar emrin e shtetit. Prandaj, as qeveria aktuale nuk ka marr mandat nga populli, e as nga votuesit për ndryshimin e identitetit, për heqje dorë nga diaspora, për humbjen e historisë”, ka deklaruar Ivanov.

Referendumi më 30 Shtator vlerësohet si vendimtar për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Personalitete të larta evropiane dhe amerikane referendumin e kanë vlerësuar si ngjarjen më të madhe historike që nga pavarësia e Maqedonisë, më 1991, andaj edhe kanë bërë thirrje për të shfrytëzuar këtë “moment historik”, që i hap perspektivës qytetarëve të këtij vendi.

Pas kancelares gjermane, Angela Merkel, Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, nënpresidentit amerikan, Mike Pence, mesazhe për dalje në referendum së fundi ka përcjell edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Maqedonisë./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 18 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 47 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 57 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.