VIDEO/ Sulmi terrori*st në Veri, Osmani: Vuçiç e ka konfirmuar involvimin direkt
Presidentja Vjosa Osmani, flet për herë të parë publikisht pas aktit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Ajo tha se sulmi është i dirigjuar dhe organizuar nga Beogradi, të cilat kishin për synim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.
Sipas saj me rëndësi është që të gjitha institucionet e sigurisë dhe institucionet publike të punojnë pa reshtur që të parandalohen sulme të tilla në të ardhmen.
“Por është e domosdoshme që të kemi edhe bashkë rendim të vazhdueshme me aleatët tanë të cilët janë edhe garant të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë”, tha në një intervistë ekskluzive për RTK-në.
Lidhur me (mos)pjesëmarrjen e Radojçiqit në këtë sulm, presidentja Osmani tha se deri me tani nuk kemi parë ndonjë mohim të presidenti Vuçiq për pjesëmarrjen apo jo të Radojçiqit në këtë sulm.
“Mendoj që secili veprim dhe deklaratë e presidentit të Serbisë, nga sulmi e deri me sot, vetëm sa e ka konfirmuar involvimin direkt të tij dhe të gjitha strukturave shtetërore të Serbisë në sulmin që ka ndodhur kundër Kosovës dhe qytetarëve tanë”, shtoi Osmani.