Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Maqedoninë e Veriut

Një tjetër person ka humbur jetën në një spital të Shkupit pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave nga kjo sëmundje në vend. Viktima është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili kishte qëndruar i shtruar në spital për 15 ditë dhe kishte një gjendje të rëndë klinike.

Ndërkohë, shqetësimi për përhapjen e virusit po rritet, pasi autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 51 raste deri më tani. Shumica e rasteve janë regjistruar në zonën e Shkupit.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë mbi 60 vjeç, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione të rënda neurologjike, përfshirë encefalitin dhe meningjitin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e rasteve është veçanërisht shqetësuese. Në fund të korrikut ishin regjistruar vetëm tetë raste, ndërsa brenda pak javësh numri ka arritur në 51.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?