Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vladimir Rajcic, aktori serb që tronditi Trump

Rajoni E hënë, 3 Maj 2021 04:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një serb i natyralizuar si qytetar amerikan, Vladimir Rajcic u vu në mes të një debati mbi atë që po konsiderohet si një intervistë false me kandidatin amerikan për president Donald Trump.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Milivoje Pantovic, BIRN

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 23 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Amerikani me origjinë serbe Vladimir Rajcic kapi faqet e para të medias botërore të enjten e kaluar pasi një gazetë serbe publikoi një intervistë tronditëse që ai ia pati ofruar si intervistë me kandidatin republikan për president Donald Trump – në të cilën, Trump aludohej se ka deklaruar se bombarsimi i Serbisë më 1999 nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të, qe gabim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas gazetës Nedeljnik, Rajcic, i cili është aktor dhe producent filmash në SHBA, veproi si ndërmjetës mes kësaj mediaje dhe skuadrës elektorale të Trump, e cila aludohet se ofroi intervistën dhe citimet shpërthyese.

Intervista u botua dhe u njoftua si materjal ekskluziv dhe për të gazeta shkroi se e kishte siguruar pas “shumë muajve përpjekjeje”.

Nuk qe surprizë fakti që intervista u bë lajm sensacional në Serbi, në Ballkan dhe në SHBA për shkak se aty pretendohej se Trump pati kërkuar ndjesë ndaj Serbisë për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, bombardime që synuan të detyronin Serbinë të tërhiqej nga Kosova.

Sipas Nedeljnik, Trump premtoi gjithashtu të ndryshonte politikën e jashtme të SHBA-së ndaj Serbisë dhe të krijonte marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

Pas një jave me lajme shumë të dëmshme për Trump në lidhje me sjelljen e tij me gratë, ‘lajmi’ i fundit duket se qe një plagë tjetër spektakolare që ai po ia shkaktonte fushatës sakaq të lodhur të tij për president.

Gjithsesi, më vonë të enjten, stafi i Trump e denoncoi intervistën si tërësisht false, duke thënë se nuk ka komunikuar kurrë me këtë gazetë.

“Z. Trump nuk dha kurrë një intervistë për të përjavshmen serbe Nedeljnik e cila në mënyrë të falsifikuar u raportua nga e diskretituara Newsweek. Një intervistë e tillë nuk është kryer përmes Drejtorit tonë për Shtetin e Indianës,” deklaroi Jason Miller, këshilltar për komunikimin i Trump.

“Kjo qe një shpifje dhe ne kërkojmë një përgënjeshtrim formal.”

Duke iu përgjigjur përgënjeshtrimeve të qarta nga selia e Trump, Rajcic refuzoi të tërheqë lajmin e tij por vijoi të këmbëngulë se “skuadra e Trump nuk dëshironte që lidhej me disa emra”.

Të premten, Rajcic deklaroi në Twitter se ai pati dhënë intervista për CNN, Fox dhe NBC në të cilat pati qartësuar se “çfarë pati ndodhur me intervistën”.

Ai pretendoi gjithashtu se “dikush” qe i frikësuar nga ai në lidhje me garën e ardhëshme për president në Serbi dhe se “i kishte ngritur kurth”.

“Rajcic po shqetëson çdokënd dhe kjo është një fushatë baltosjeje nga ana që dëshirojnë të sigurohen se ai nuk do të ketë një shans për garën për president. Ata e kanë gabim,”shkroi Rajcic në Twitter.

Rajcic ka lindur më Pejë në Kosovë më 1974 por u zhvendos në Çikago të Shteteve të Bashkuara më 1995 ku filloi të aktrojë. Ai është bashkëprinar i një kompanie, V.P.R. Studio, me të vëllanë e tij Predrag.

Sipas biografisë së vet, ai ka diplomë në gazetari, muzikë dhe aktrim. Ai pretendon gjithashtu se gjatë viteve që jetoi në Beograd “qe anëtar i një bande të madhe rroku”.

Në SHBA, Rajcic ka pasur disa role në telenovelat “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ‘NCIS: Shërbimi i Hetimit Penal të Marinës’, ‘CSI Miami’, ‘Charmed’, ‘Entourage’ dhe të tjera. Ai aktroi në një film të titulluar “Plagët Serbe”, prodhim i vitit 2009, në të cilin ai vetë qe producent dhe skenarist.

I xhiruar pjesërisht në Çikago, “Plagët Serbe” qe një film aksion aventurë mbi një ushtar serb që shkoi në Çikago në kërkim të vëllait të humbur prej kohësh.

Por një kritikë mbi filmin në Serbi e cilësoi atë “të tmerrshëm”.

“Që ta quash këtë ‘film’ të keq përbën një kompliment për shkak se unë ndjehem mentalisht i frikësuar pasi e pashë! Mendoj se kërkohet një talent i rrallë për ta bërë një film kaq të keq!,” thuhet në kritikë.

Në Serbi, ai u njoh kur u ftua në një spektakël televiziv në vitin 2012, ku drejtuesja e emisionit qe Mira Adanja Polak.

Gjatë spektaklit, Adanja Polak e pyeti mbi premtimin e tij për realizimin e një filmi mbi heroin dhe shkencëtarin serb Nikola Tesla.

Supriza erdhi në maj të këtij viti, kur Rajcic deklaroi se kishte në plan të garonte për president në Serbi në zgjedhjet e vitit 2017 dhe se kishte filluar sakaq fushatën.

Në një intervistë me Nedeljnik në korrik 2016, ai deklaroi se dëshironte të bëhej “Ronald Reagan i Serbisë,” duke shtuar se Serbia qe gati për politikanë të rinj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.