FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e Liridonës! Lihen në paraburgim edhe për dy muaj tre të dyshuarit, mes tyre edhe burri

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, që janë: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, u është caktuar vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj. Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?