Vrasja e policit, mbyllet pika kufitare me Serbinë

Sot në mëngjes, pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllur për hyrje nga Serbia.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër.

Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviq, në veri të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, por dhe politikanë, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe kanë bërë thirrje se autorët do të dalin para drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?