Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vrasja e stilit mafioz të huliganit zbulon anën e errët të sportit në Serbi

Rajoni E hënë, 3 Maj 2021 06:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vrasja së fundmi e liderit të një grupi huliganësh të futbollit ka lënë të kuptohen lidhjet mes sportit, politikës dhe krimit në Serbi.

Nga Slobodan Georgiev

Në Ballkan ne jemi mësuar me ekzekutimet e stilit mafioz në rrugë, me luftëra të përgjakshme bandash dhe pa reagimin e duhur të policisë.

Të enjten e shkuar, më 14 tetor, Aleksandër Stankoviç, me nofkën “Sale ‘Memeci’” u vra nga dy persona pasi mbaroi stërvitjen ditore në palestër.

Atij u rrëmbye nga makina e tij luksoze Audi 8 bashkë me truprojën, që punonte gjithashtu në ministrinë serbe të drejtësisë.

Në mënyrë simbolike “Memeci” u vra pranë burgut në Beograd ku kaloi ca kohë në të shkuarën, pasi u akuzua për trafikim dhe posedim droge.

Stankoviç, 29 vjeç, ishte më i fundit nga seria e dhjetërave liderëve të grupeve tifoze të futbollit të vrarë në vitet e fundit në Serbi.

Ndryshe nga disa vrasje të tjera të stilit mafioz, kjo qartazi shqetësoi kreun e qeverisë.

Ministri i brendshëm Nebojsa Stefanoviç mbajti një konferencë të veçantë për median ku deklaroi emocionalisht se shteti serb nuk do të lejojë ngjarje të tilla në rrugë dhe se shteti ishte në luftë me krimin e organizuar.

I njëjti mesazh erdhi nga kryeministri Vuçiç i cili vazhdimisht përsëriti se nuk do të kursehej asgjë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias.

Vdekja e këtij ylli të ri dhe ambicioz të jetës së fshehtë kriminale serbe tërhoqi më tepër vëmendje sepse ai ishte i njohur si kryesori i mbështetësve të klubit të futbollit Partizan.

Ai ishte kreu i huliganëve që kontrollojnë anën jugore të stadiumit dhe kreu i grupit që në mënyrë jozyrtare drejton klubin.

Nëse duhen prova për këtë, gjatë fundjavës menaxherët e klubit publikuan një nekrologji, ndërsa në ndeshjet e luajtura në fundjavë, skuadrat e futbollit dhe basketbollit të Partizanit veshën bluza me foton e Stankoviç në to me mesazhin “Mbaj mend gjithçka” [një varg nga një këngë që tifozët këndojnë në stadium].

Askush nga Partizani nuk donte të shpjegonte se kush i urdhëroi lojtarët të vishnin bluzat me fytyrën e Stankoviç, por mesazhi ishte i qartë. Edhe një herë, u tregua rëndësia dhe ndikimi i grupeve huligane të organizuara.

Ndikimi i tyre gjendet pjesërisht te lidhjet e tyre me ata në pushtet në Serbi.

Është e ditur se anëtarët e partisë qeverisëse bashkë me huliganët drejtojnë klubet më të mëdha sportive në Serbi.

Vëllai i kryeministrit Vuçiç, Andrej, ishte anëtar i presidencës së klubit të basketbollit Ylli i Kuq deri në qershor 2014.

Presidenti i Lidhjes Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza, që ishte gjithashtu në bordin drejtues të klubit të futbollit Ylli i Kuq deri në gusht 2015, është një anëtar me rëndësi në Partinë Progresive Serbe të Vuçiç.

Novak Nediç, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, ishte për pak kohë në bordin menaxhues të klubit të futbollit të partizanit, ndërsa babai i tij, Vojislav po ashtu anëtar i Partisë Progresive, ishte gjithashtu anëtar i klubit.

Këtë pranverë Stankoviç ishte një nga tre burrat që morën pjesë në një sulm brutal mbi truprojat e presidentit të klubit të futbollit të Partizanit në hyrje të stadiumit.

Ai nuk u ndoq penalisht. Duke komentuar për incidentin, Vuçiç tha se nuk kishte arsye për ta vënë pas hekurave Stankoviç pasi ai nuk goditi askënd.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa lidhjet me Vuçiç dhe liderëve të grupeve tifoze të llojit huligan janë të njohura, nuk ka pasur kurrë një debat siç duhet për këtë.

Vuçiç ka pranuar disa herë se në rini ai ishte pjesë e mbështetësve ekstrem të klubit të futbollit Ylli i Kuq dhe raportimet e medias kanë thënë se ai ka mbajtur takime me liderët e këtyre grupeve që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.

Ish-presidenti i Partizanit, trajneri i basketbollit Dusko Vujoseviç, tha se vizita e parë e Vuciç në Partizan në 2012 mori formën e takimit me liderët e grupeve huligane, jo me menaxhimin real të klubit.

Vuçiç është njohur si dikush që mund të reformojë klubet më të mëdha sportive në Serbi në kuptimin e përjashtimin e kriminelëve nga drejtimi, duke prezantuar një strukturë të duhur organizimi dhe duke ripërcaktuar pozicionin e grupeve të mbështetësve.

Kjo duhet të hapë rrugën për privatizimin e ardhshëm të klubeve, të cilat aktualisht veprojnë si OJQ, duke marrë donacione të mëdha nga ndërmarrjet publike, nuk paguajnë asnjë taksë dhe nuk kanë pronësi transparente.

Megjithatë, asgjë nuk ka ndodhur, përveçse njerëzit e afërt me Vuçiç kanë marrë pozicione kyçe në klube dhe persona të rinj kanë marrë kontrollin mbi grupet huligane.

Stankoviç ishte njeriu i ri i anës jugore të stadiumit të Partizanit, ku udhëhiqte një grup të ri të quajtur “Janicari” [jeniçerët].

Autoriteti i tij u ndërtua mbi lidhjet e dyshimta të organizatave kriminale dhe politike. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij rrëzuan udhëheqësit e mëparshëm nga grupi Alcatraz në vitin 2013 dhe u bë më i afërt me bosët e klubit me lidhje të afërta me Vuçiç.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Para karrierës së tij si mbështetës i Partizan FC, Stankoviç ishte një nga udhëheqësit më të vegjël të tifozëve ekstremë të Yllit të Kuq FC, ndaj shumë burime nga zyra e policisë dhe prokuroria i shohin këto grupe jo si të lidhur me sportin, por si grupe të organizuara kriminale, që gëzojnë mbështetjen e heshtur të politikanëve të fuqishëm.

Kjo është me siguri arsyeja pse Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri deklaruan se një vijë e kuqe ishte shkelur në këtë rast dhe thanë se shteti dhe institucionet e tij nuk do të lejojnë grupet e mafias nga Mali i Zi të vrasin njerëz në Serbi.

As Stefanoviç dhe as Vuçiç nuk e përmendën të shkuarën e vërtetë të Stankoviç; dukej pothuajse sikur të ishte vrarë një pjesëtar i policisë ose diçka e tillë, jo sikur të ishte një kriminel i dënuar që e shmangu burgun vetëm në sajë të një vendimi të Gjykatës së Apelit në vitin 2013.

Njëkohësisht, publiku është ndarë mes atyre që qëndrojnë të heshtur për shkak se nuk është gjë e sigurt të fliten gjëra të tilla në publik dhe një pakice që ia vënë fajin Stefanoviç, Vuçiç dhe kryesisë së klubit, duke thënë se duhet të distancohen nga ata që nuk janë mbështetës të vërtetë, dhe se shteti duhet më në fund të arrestojë dhe të ndjekë penalisht të gjithë udhëheqësit e grupit huligan.

Kjo nuk ka për të ndodhur, kryesisht sepse është mirë të kesh grupe që operojnë si banda kriminale në anën tënde. Por gjithashtu siç e ka thënë ish-kryetari i qeverisë Ivica Daçiç dikur: askush nuk do të dëgjojë tifozët të thërrasin kundër teje në stadium.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Mendimet e shprehura në këtë koment janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 12 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 12 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 13 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.