Vr*sja e Liridonës, Naimi ndryshon dëshminë dhe mohon raportimet për tradhëti

Naim Murseli, i dyshuar si organizator dhe porositës për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku ka thënë për gazetën ”Express” se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë gjatë intervistimit në Polici. Sipas saj, Murseli ka mohuar edhe raportimet në media për raporte të tensionuara me bashkëshorten dhe aludimet për tradhti.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, tha Zhinipotoku.

SHKARKO APP